Shkrime/Shqetësohen se nuk kanë para por a shqetësohen se nuk kanë dije?

                                          


Nga Ermelinda Dida (Pjese e organizates "Vish kepucet e mia" dhe Supervizore Mentorimi)

Çdo ditë ne takojmë njerëz të ndryshëm por e përbashkëta e tyre është shqetësimi për gjërat “e parëndësishme”.

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë tendencën të shqetësohen më shumë për gjërat materiale sesa për atë çfarë në brendësi ka më shumë vlerë, për atë e cila mbush një mendje dhe që bën një shoqëri të jetë më e shëndetshme. Njerëzit janë më të shqetësuar për vlera materiale, sesa shpirtërore. Shpesh ne dëgjojmë në bisedat mes miqsh që vazhdimisht ankohen se nuk kanë para mjaftueshëm, por na ndodh rrallë që të dëgjojmë ankesa për mungesë dije apo informacioni. A jemi ne një shoqëri e cila shqetësohet më shumë për gjërat “ e parëndësishme”, ato materiale? Apo janë pikërisht këto gjëra ato çfarë e bëjnë një individ të jetë më i lumtur dhe më i përmbushur? Kohëve të fundit vëmë re sesi u kushtohet më shumë rëndësi veshjeve të shtrenjta, markave të ndryshme, makinës që zotërojnë vetëm prej trendit të rrjeteve sociale ku secili do të duket më i pasur se tjetri. Virtualiteti ndodh që ti përfshijë njerëzit dhe në jetën reale dhe nuk i jep hapësirë që të shfaqin pasurinë e vërtetë, atë shpirtërore. Në këtë vorbull shpesh na ndodh të shohim që individë të ndryshëm paraqesin një jetë të cilën në realitet nuk e zotërojnë. Ne jemi një shoqëri e cila shpesh ka kaluar vështirësi ekonomike, e përtej vështirësive kemi kaluar kriza ekonomike, e ndoshta këto vështirësi kanë bërë që ne si shoqëri të jemi më tepër të etur përsa u përket gjërave materiale. Por ajo çfarë ne si shoqëri po kalojmë së fundmi është kriza për dije. Rrethohemi nga një shoqëri e cila herë pas here nënvlerëson librin dhe mbivlerëson gjërat materiale. Por nuk është kjo ajo çfarë ne duhet të transmetojmë në brezat pasardhës, nuk është kjo një shoqëri e shëndetshme, dhe nuk është kjo ajo cfarë e bën një individ të jetë më i formuar. Ne si shoqëri duhet të fillojmë të kuptojmë vlerën e dijes dhe rëndësinë e leximit, duke qënë se në vetvete leximi ndihmon në shtimin e dijes, në pasurimin e fjalorit, aftësi më të mira analitike të të menduarit, shkathtësi më të mira të shkrimit, ndihmon në stimulimin e imagjinatës dhe uljen e stresit
sit.

Comments