Cyberbullying “Cyberbullying" është kur një fëmijë apo adoleshentë është kërcënuar, keqtrajtuar, poshtëruar, tallur, ofenuar ose është vënë në shënjestër në mënyrë të qëllimshme nga një fëmijë ose adoleshent tjetër duke shfrytëzuar përdorimin e internetit, teknologjitë interaktive dhe digjitale ose telefonat celularë. Cyberbullying zakonisht nuk është një komunikim një herë, mund te ndodhë në vazhdimësi.
Ka shumë forma të shfaqjes së cyberbullying, mirëpo këto janë më të shpeshtat:
- E-maile, mesazhe kërcënuese , fyese,tallëse, paragjykuese etj;
- Postimet tallëse ose fyese në rrjetet sociale;
- Etiketime (pseudonime) fyese nëpërmjet postimeve në rrjete sociale ;
- Postim i fotografive, videove të personave të tjerë pa miratimin e tyre, me qëllim tallës dhe fyes;
- Krijimi i profileve fallse në rrjetet sociale në emër të një individi tjetër me qëllim talljeje apo fyerjeje;
Çfarë mund të bëni?
- Mos iu përgjigj mesazheve cyberbullying;
- Ruani mesazhet në orën dhe datën që i keni marrë si dëshmi në rast raportimi. Ruaj Print Screen-et, e-mailet, tekstet e mesazheve;
- Bllokoni aksesin e atyre personave me të cilët nuk dëshironi të komunikoni;
- Nëse keni pranuar mesazhe me përmbajtje fyese apo kërcënuese, nuk është faji juaj. Tregojuni menjëherë prindërve apo një të rrituri të besuar.
- Bisedoni me një të rritur,familjar, të afërm për ngacmimet që ke pasur. Ndihmojini prindërit tuaj të kuptojnë situatën dhe shqetësimet që ju po kaloni;
- Mundohuni ta identifikoni personin i cili ju ngacmon
- Mos u hakmerrni ndaj atyre që ju ngacmojnë;
- Kërkoni ndihmë. Bisedoje me mësuesin tënd, psikologun e shkollës etj;
- Heshtja, kur të tjerët janë duke u lënduar, nuk është e pranueshme. Nëse i lejoni në të vazhdojnë t’iu mundojnë, t’iu vënë në siklet cyberbullying nuk do të ndalet;
Comments
Post a Comment