Shkrime/Dashuri e vertete



Nga Gjergj Prenga (Administrator i blogut ditari-al.blogspot.com)

Cfare eshte dashuria e vertete, cfare do te thote te dashurohesh me te verteten, realitetin mbi te gjitha me personin e duhur?- Te dashurohesh do te thote sherim per te gjitha plaget, te marresh fryme nga njeriu i jetes, te jete force dhe pasuri e shpirtit, te jete nje dashuri e pakufijshme, te jete nje arsye per te jetuar, te cmosh cdo gje qe sheh qe prek, dashuri do te thote qe personi qe ke krah teje te jete nje bote e tere e vertete dhe pa genjeshtra. Ne dashuri ka erotizem, sensualitet, nota frymezuese qe te bejne te jeshe i kenaqur ne te gjitha kohet, ndonese dashurine e jetes nuk mund t’a keshe cdo sekond prane teje fizikisht por zemra e mendja jane 1-nje, ku i ndjen perqafimet dhe ngrohtesine e njeriut te zemres. Ne dashuri duhet qe te jeshe erotik/e, sensual/e, flirtues/e per te fituar kenaqesine qe deshiron te perjetosh ne cdo moment ne marredhenien ne cift. Ne disa “dashuri” ekziston thjeshte kenaqesia qe mund te perjetosh me partenerin ose parteneren ne seks;-pra eshte thjeshte nje genjeshter e hidhur qe nje cift ja ben njeri-tjetrit sepse nje dashuri e vertete nuk varet vetem ne kenaqesite seksuale. Dashuri eshte nje drite e bardhe ne infinit. Ndonese gjerat nuk shkojne gjithmone mire ne lidhje, nuk do te thote qe eshte drejt fundit ne qofte se ka dashuri te vertete. Kur dy duar jane te shtrenguara fort pas njera-tjetres asnje dhe asgje nuk mund t’i ndaje ato. Shpesh here ciftet ndikohen nga fjalet e njerezve per rreth por kur ka nje ndjenje te vertete asgje nuk e shemb dot murin e dashurise. Ne jete ka shume bllokada por kur ke njeriun e duhur prane cdo gje do te jete thjeshte nje enderr nga e cila pret te zgjohesh. Te keshe prane njeriun e duhur te jetes, kur te dashuron pa kushte dhe interes do te thote qe ke marre nje bekim te madh nga Perendia, ku eshte vec ai/ajo i/e shtrenjte dhe adhurueshem, ku ekzistenca ne kete bote ka vetem emrin Dashuri e vertete. Ne mbare globin ekzistojne dy lloje njerezish ata qe e njohin dashurine dhe ata qe nuk duan t’ia dine per kete ndjenje, qe thjeshte krijojne nje marredhenie ne cift sa per te kryer kenaqesite e veta dhe per te lenduar dike qe deri me pare ishte askush per te. Te rinjte dhe te rejat qe deshirojne te krijojne nje familje ne harmoni te plote me njeri-tjetrin duhet qe si “strategji” te tyren per te ardhmen te kene thjeshte vetem e vetem kujdesin se me ke individ po e lidhin veten/familjen e tyre sepse po gabove 1-nje here mund te ndodhe qe ai gabim te te ndjeke per gjithe jeten duke ta kthyer ate ne ferrin e vertete ku nuk do t’ia keshe idene se ku gjendesh me veten.

-Ta jetojme jeten me dashuri por me ate te verteten,me realitetin qe te jep vete jeta!                         

Comments