Rregullat ekzistojnë për të parandaluar grindjet, për të siguruar drejtësinë dhe për të ndihmuar vijueshmërinë normale të gjerave, në shtëpi, në shkollë ose në një lojë. Edhe ligjet luajnë të njëjtin rol për shoqërinë. Ato ekzistojnë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tona dhe për të krijuar një shoqëri më të sigurt. Megjithatë, jo të gjitha rregullat dhe ligjet janë të mira. Rregullat dhe ligjet e mira respektojnë të drejtat e njeriut, janë praktike, të zbatueshme dhe gëzojnë pëlqimin popullor. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për qëllimet e rregullave dhe ligjeve dhe për mënyrën e hartimit të tyre. Ata mësojnë proceset e bërjes së rregullave përmes përfshirjes në procesin e rishikimit dhe bërjes së rregullave që qeverisin komunitetin e shkollës së tyre..
Comments
Post a Comment