Sociale/DHURO NJE XHUP, NGROH NJE SHPIRT! NISMA E SHQIPTARVE PER ATO QE NUK KANE MUNDESI TE SIGUROJNE AS EDHE NJE XHUP PER SEZONIN E DIMRIT

  
                 


  DHURO NJE XHUP, NGROH NJE SHPIRT!
E ENJTE, 06-DHJETOR 2018 NE OREN 13:00 - 15:00 NE PARKUN "EUROPA" PRANE SHESHIT "SKENDERBEJ"
Qellimi i kesaj nisme eshte qe t'iu vijme ne ndihme personave te cilet nuk mund te sigurojne nje xhup te ngrohte ne kete dimer te ftohte. Ne synojme qe te mbledhim nje numer te konsiderueshem xhupash, dhe me pas ti shperndajme neper pemet e qytetit, ku cdo person i cili ka nevoje per nje te tille mund ta marre.
Cdokush mund te kontribuoje ne dhurimin e nje xhupi, e ne kete menyre arrijme qe kete dimer t'ua bejme me te ngrohte. Vlera e dhurimit te xhupave te perdorur eshte me e madhe se sa mund te shfaqet ne shikim te pare. Ndikimi eshte shume i gjere, nga individi, tek komuniteti dhe mjedisi. Duke dhuruar xhupat e perdorur, ju po ndihmoni te tjeret te cilet ndoshta jane me pak te lumtur te ndihen me mire.
Xhupat do te varen ne trungjet e pemeve dhe kush deshiron mund te afrohet dhe te terheqe nje xhup pa asnje leke
KJO NISME ESHTE BERE ME PERPARA DHE NE DISA SHTETE TE TJERA TE EUROPES, TASHME SI NISME ESHTE SJELLE DHE NE SHQIPERI.
SHPRESOJ QE KUSHDO QE E SHEH KETE NISME TI BASHKOHET.


Comments