Analize/HIV/AIDS







Te njihemi me HIV/AIDS ?

Virusi HIV ( Human Immuno-deficency ), virusi i mungeses se imunitetit te njeriu eshte nje virus qe shkaterron sistemin imunitar.
AIDS ( Acquired Immune Deficency Syndrome ), Sindroma e fituar e mungeses se imunitetit eshte gjendja qe pason kur trupi eshte i infektuar me virusin HIV, kalon nga faza e mbartesit te virusit ne fazen e semundjes.


Menyra e transmetimit te virusit HIV ?

Virusi nuk mund te transmetohet nepermjet kontakteve te tilla si puthja apo shtrengimi i duarve etj.
Por ka tri menyra qe jane me kryesoret qe mund te transmetohet:
- Marredheniet seksuale te pa mbrojtura ( Domethene pa perdorur prezervative apo cdo lloj mjeti tjeter mbrojtes )
- Kalimi i virusit direkt ne gjak ( Domethene nepermjet transfuzionit te gjakut ose perdorimit te ageve te shiringave tek me shume se nje person. Zakonisht preken personat qe bejne transfuzion gjaku dhe personat te cilet bejne praktikimin e droges me te njejten shiringe midis tyre )
- Kalimi i virusit nga nena tek femija ( Grate qe jane te infektuara me kete virus ja kalojne ate femijeve te tyre te ardhshem gjate shtatzanise ose nepermjet ushqyerjes me gji )
Paaftesia per te mbrojtur veten ...
Nje person i infektuar me HIV mund te duket dhe te ndjehet mire per shume vite me radhe pa e ditur se eshte i prekur nga kjo semundje.
Pastaj tek ky individ sistemi imunitar nuk do te jete ne gjendje ta mbroje trupin edhe nga semundja me e lehte, qofte kjo semundje e shkaktuar nga nje bakter apo nga nje protozoar.

Comments