Pretendojmë se jetojmë në një vend demokratik në të cilin na garantohet liria e zgjedhjes e të qënit I barabartë por duket se në realitetin tonë kjo gjë është shumë larg përsa kohë që vazhdon të ekzistojë diskriminimi me bazë gjinore.
Duket sikur ky “fenomen” nuk do të zhduket asnjeherë veçse do të shoqërojë breza të shumtë në përjetimin dhe vuajtjen e këtij diferencimi aspak të drejtë. Pavarësisht se ligjet u kanë dhënë të drejta të barabarta si grave ashtu dhe burrave duket se ligjet nuk janë mjaftueshëm të fuqishëm për të luftuar realitetin që shumë vajzave dhe grave u duhet të kalojnë në jetën e përditshme.
Në vendin tonë duket se ky fenomen jeton bashkë me vajzat dhe gratë, që në momentin që ato lindin, që në familjet e tyre provojnë “shijen” e të qënit e diskriminuar për shkak të gjinisë që mbartin. E teksa shohim statistika të shumta, rezultatet e të cilave “vrasin” , tregojnë se pjesemarrja e vajzave dhe grave në tregun e punës, në vendimmarrje, në arsimim e sidomos në arsimimin e mesëm ku vajzat detyrohen që ta ndërpresin, është më I ulët në raport me djemtë dhe burrat.
Jo vetëm statistikat por është edhe realiteti jonë ai që e tregon më së miri sesi një vajzë apo grua vlerësohet në bazë të gjinisë që ka, sesi punë të ndryshme nuk I “besohen” me justifikimin se nuk ka aftësinë e duhur për ta kryer, sesi vazhdojnë të ekzistojnë ndarje të punëve apo roleve se cilat janë për gratë e cilat për burrat. Por ku bazohen vallë këta individë që dalin në të tilla konkluzione? E nëse kthejmë sytë në familjet tona, shikojmë sesi vendimet për vajzën apo gruan merren nga kryefamiljari, sesi ato ndihen të kufizuara të zgjedhin vetë për gjërat që dëshirojnë, sesi ato vazhdojnë të ndihen të pafuqishme e të ngrejnë zërin e tyre për të kundërshtuar.Ndërkohë që gjendesh përballë këtyre rezultateve dhe këtij realiteti lind pyetja pse duhet të ekzistojë ky diskriminim?
A mund të vleresohet një individ për shkak të gjinise që ka?
A mund të jetë një person më shumë apo më pak I aftë duke iu referuar gjinisë që ka?
A ka një vajzë apo një grua më pak të drejta se një djalë apo burrë?
A duhet të vendosë dikush tjetër për jetën e një vajze apo gruaje?
A duhet të arrihet në ekstreme e të lihet një vajzë pa shkollë?
Megjithëse një fenomen I tillë vazhdon të ekzistojë vajzat dhe gratë nuk duhet të presin sa shoqëria të kuptojë se ndarje të tilla gjinore janë ato të cilat lënë një vend të pazhvilluar. Duhet të jenë ato të cilat të gjejnë forcën e zërit të tyre brenda vetes dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, të ngrenë zërin e tyre për të treguar se nuk janë më pak të rëndësishme apo më pak të afta se djemtë dhe burrat.
Unë besoj se vajzat dhe grate janë aq të forta sa për tu thënë JO padrejtësive, unë besoj në potencialin e tyre, unë besoj se një vajzë dhe një grua mund të krijojë një histori suksesi. në një vend demokratik në të cilin na garantohet liria e zgjedhjes e të qënit I barabartë por duket se në realitetin tonë kjo gjë është shumë larg përsa kohë që vazhdon të ekzistojë diskriminimi me bazë gjinore.
Duket sikur ky “fenomen” nuk do të zhduket asnjeherë veçse do të shoqërojë breza të shumtë në përjetimin dhe vuajtjen e këtij diferencimi aspak të drejtë. Pavarësisht se ligjet u kanë dhënë të drejta të barabarta si grave ashtu dhe burrave duket se ligjet nuk janë mjaftueshëm të fuqishëm për të luftuar realitetin që shumë vajzave dhe grave u duhet të kalojnë në jetën e përditshme.
Në vendin tonë duket se ky fenomen jeton bashkë me vajzat dhe gratë, që në momentin që ato lindin, që në familjet e tyre provojnë “shijen” e të qënit e diskriminuar për shkak të gjinisë që mbartin. E teksa shohim statistika të shumta, rezultatet e të cilave “vrasin” , tregojnë se pjesemarrja e vajzave dhe grave në tregun e punës, në vendimmarrje, në arsimim e sidomos në arsimimin e mesëm ku vajzat detyrohen që ta ndërpresin, është më I ulët në raport me djemtë dhe burrat.
Jo vetëm statistikat por është edhe realiteti jonë ai që e tregon më së miri sesi një vajzë apo grua vlerësohet në bazë të gjinisë që ka, sesi punë të ndryshme nuk I “besohen” me justifikimin se nuk ka aftësinë e duhur për ta kryer, sesi vazhdojnë të ekzistojnë ndarje të punëve apo roleve se cilat janë për gratë e cilat për burrat. Por ku bazohen vallë këta individë që dalin në të tilla konkluzione? E nëse kthejmë sytë në familjet tona, shikojmë sesi vendimet për vajzën apo gruan merren nga kryefamiljari, sesi ato ndihen të kufizuara të zgjedhin vetë për gjërat që dëshirojnë, sesi ato vazhdojnë të ndihen të pafuqishme e të ngrejnë zërin e tyre për të kundërshtuar.Ndërkohë që gjendesh përballë këtyre rezultateve dhe këtij realiteti lind pyetja pse duhet të ekzistojë ky diskriminim?
A mund të vleresohet një individ për shkak të gjinise që ka?
A mund të jetë një person më shumë apo më pak I aftë duke iu referuar gjinisë që ka?
A ka një vajzë apo një grua më pak të drejta se një djalë apo burrë?
A duhet të vendosë dikush tjetër për jetën e një vajze apo gruaje?
A duhet të arrihet në ekstreme e të lihet një vajzë pa shkollë?
Megjithëse një fenomen I tillë vazhdon të ekzistojë vajzat dhe gratë nuk duhet të presin sa shoqëria të kuptojë se ndarje të tilla gjinore janë ato të cilat lënë një vend të pazhvilluar. Duhet të jenë ato të cilat të gjejnë forcën e zërit të tyre brenda vetes dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, të ngrenë zërin e tyre për të treguar se nuk janë më pak të rëndësishme apo më pak të afta se djemtë dhe burrat.
Unë besoj se vajzat dhe grate janë aq të forta sa për tu thënë JO padrejtësive, unë besoj në potencialin e tyre, unë besoj se një vajzë dhe një grua mund të krijojë një histori suksesi.
Comments
Post a Comment