Ndodh shpesh që njerëzit të etiketojnë të tjerët për shkak të profesionit që zotërojnë, ngjyrës,fesë, mënyrës së veshjes apo pamjes që kanë. Shpeshherë dëgjojmë sesi njerëzit etiketojnë të tjerët në mënyra të ndryshme si , ai/ajo me syze, ai me aftësi të kufizuar, ajo me ngjyrë, ai me pamje të cuditshme, ajo e shkurtra apo ai që nuk është I zgjuar. Këto lloje etiketimesh ndodh që jo vetëm ti dëgjojmë teksa bëhen kundrejt një individi por edhe të provojmë drejtpërdrejtë “shijen” e të qënit i etiketuar. Shumë njerëz zgjedhin që të vendosin brenda një kutie individët e tjerë me anë të etiketimeve dhe tu “veshin” të tjerëve emërtime që nuk përputhen me atë çfarë janë apo çfarë mbartin në brendësi të tyre.
Por si ndikojnë këto etiketime tek njerëzit?
Një nga ndikimet më të shpeshta është ulja e vetëvlerësimit duke vijuar me mosvlerësimin e aftësive që ata kanë, mospërfshirjen e tyre në jetën sociale e duke çuar dhe deri në izolim të tyre, frikën për të folur në publik dhe për të shfaqur veten e tyre ashtu sic ata janë dhe jo në mënyrën sesi të tjerët I etiketojnë. Etiketimet kanë më shumë peshë sesa ne mendojmë, pasi janë etiketimet ato që bëjnë një individ të kufizohet dhe të besojë dhe të shikojë veten e tij ashtu siç të tjerët e etiketojnë. Teksa vihet re pesha që etiketimet kanë, njerëzit të cilët përballen me etiketime të tillë duhet që jo vetëm të luftojnë me veten e tyre por edhe me ata të cilët dëshirojnë tu “veshin” emërtime të cilat nuk I kanë.
Comments
Post a Comment