Cyberbullying (Bullizmi kibernetik) është një nga efektet më negative të socializimit të gjerë që ka interneti - dhe veçanërisht rrjeteve sociale.Për ata që nuk janë të familjarizuar me këtë term: Bullizmi kibernetik është komunikim online me qëllim abuzimin dhe degradimin e personalitetit.
Fatkeqesisht, kohët e fundit bullizmi kibernetik është bërë shumë i prekshëm.Rreth gjysma e fëmijëve kanë përjetuar njëherë, 1 në 4 ka përjetuar më shumë se njëherë.
Disa këshilla sesi mund të ndihmoni fëmijët tuaj:
Qëndroni pranë tyre, pa paragjykime, vetëm me dashuri dhe pranueshmëri.Në këtë fazë, ata kanë nevojë të dëgjojnë se pavarësisht se cfarë kanë bërë apo thënë, ju do të jeni atje gjithmonë për ta mbështetur.
Nuk është ende koha për biseda racionale. Mos sygjeroni se fëmija juaj ka provokuar këtë gjendje, edhe nëse është e vërtetë sepse mund të krijoni një barrierë që do të bëjë që fëmija juaj të mos ju besoj më.
Eshte e rëndësishme që fëmijët tuaj të kuptojnë se ju ndjeni atë që shprehni. Tregojini se dhe ju keni pasur situata të tilla - jo në internet por në të kundërt - dhe se ka qenë mjaft e vështirë.Mos sygjeroni se ju keni vuajtur më shumë ose gjetët forcën për të përballuar vetëm këtë situatë.Shprehuni se në ato momente do të dëshironit patjetër të kishit ndonjë që të dëgjonte, kuptonte dhe të ishte me ju.
Vetëm kur të keni fituar plotësisht besimin e fëmijës tuaj - dhe kjo mund të marrë shumë kohë - mund të filloni të flisni për incidentin. Mos u mundoni të parashikoni se çka do të ju shprehin. Lëri ata të flasin me pare. Është e rëndësishme që ata të shprehen vet për shkak të ngarkesës së lartë të emocionale.
Comments
Post a Comment