Shkrime/Pasojat që sjell diskriminimi ndaj Komunitetit Rom


Nga Ermelinda Dida (Pjese e organizates "Vish kepucet e mia" dhe Supervizore Mentorimi)

Komuniteti rom është ndër target grupet më të diskriminuara, më të rrezikuara dhe më të varfra në vendin tonë dhe përtej saj. Perceptimet që shoqëria ka krijuar bën që individët që I përkasin komunitetit të ndeshen akoma me më shumë problematika për shkak të mosintegrimit në shoqëri.

Kushtet e tyre të jetesës, shkalla e ulët e punësimit, kujdesi shëndetësor, martesat e hershme dhe niveli I ulët arsimor janë disa nga problemet me të cilat përballen më së shumti por për tu ndalur në një nga problematikat më shqetësuese e cila rezulton në shifra të larta të mospërfshirjes , është niveli I ulët arsimor. Sipas të dhënave 55% e fëmijëve rom nuk e ndjekin fare shkollën.

Këto shifra të larta të mospërfshirjes vijnë kryesisht nga fëmijët që nuk janë regjistruar kurrë në arsim ndërsa braktisja tek nxënësit e regjistruar rom të moshës 10 deri në 16 vjeç arrin 30% për djemtë dhe 44,6% për vajzat dhe 48% e romëve , 46% e burrave dhe 53% e grave, deklarojnë se janë analfabetë.

Ka shumë arsye se përse nuk regjistrohen në shkollë ose pse e braktisin shkollën, ku mund të përmendet diskriminimi që bëhët në mjediset shkollore, mosintegrimi i tyre, trajtimi i fëmijëve ndryshe nga të tjerët dhe mohimi I kulturës dhe identitetit të tyre. E duke patur një nivel të ulët arsimor, individët që I përkasin komunitetit rom përballen me pasoja të shumta. Niveli I ulët arsimor ndikon në perspektivën e tyre të punësimit sepse shumica e vendeve të punës kërkojnë të paktën arsim të mesëm dhe kërkohet një paketë minimale aftësish për t’u futur në sektorin industrial, bujqësor ose tregti.Për shkak të aksesit të kufizuar të tyre në punësim si pasojë e arsimimit të ulët , mungesa e burimeve financiare sjell dhe pasoja në kushtet e jetesës të romëve dhe në një gjendje varfërie e cila bën që shumë individë të detyrohen që të dalin në rrugë që në moshë të vogël dhe të punojnë, punë të cilat janë të vështira dhe shpesh herë të rrezikshmë për ta.

Teksa shohim sesi diskriminimi sjell pasoja të ndryshme te individët që I përkasin komunitetit rom, si braktisja e shkollava e cila ndikon në nivelin e ulët arsimor dhe rrjedhimisht në (mos)punësimin e tyre dhe kushtet e jetesës që mund të sigurojnë e duke rezultuar deri në varfëri, shoqëria duhet që të evitojë sjelljet diskriminuese, sjelljet inferiore apo mosintegrimin e individëve, të evituarit vlerësimin e individit duke u nisur nga ngjyra,kulturës apo identiteti që ka dhe të trajtuarit në mënyrë të barabartë cdo individ pavarësisht komunitetit bën pjesë.

Comments