Shkrime/A ka zë varfëria? Apo ka vetëm dhimbje?



Nga Refxhei Tola (Drejtuese Fondacioni "Mbrojme Gruan"
A ka zë varfëria? Apo ka vetëm dhimbje? A bëjnë zhurmë shpirtrat kur përplasen me skamjen, dhe mbi të gjitha; sa rëndësi kanë të gjitha këto në një botë materialiste dhe me fasada plot shkëlqim?!
Këto ditë kam punuar me durim për një nga rastet më të ndjeshme që kam jetuar ndonjëherë. Një familje ku mizorisht përzihet dhimbja e humbjes së dashurisë hyjnore prindërore, me frikën për të nesërmen. 4 vajza të mbetura pa nënën dhe babain në moshë ende të mitur, mjaftueshëm te guximshme për të kërkuar ndihmë dhe siguri.
A mos ndoshta na duhet të perballemi me të tilla ngjarje rrëqethëse për të kthyer kokën drejt atyre fëmijëve që vijnë të na lusin pranë xhamit të makinës për disa qindarka? A mos ndoshta duhet të tregohemi pak më të vëmendshëm dhe më të guximshëm për të parë në sy fëmijë, shpirtrat e të cilëve jane përballur që herët me dhimbjen, me idenë se në këtë jetë skanë as gjë për të humbur, skanë shtëpi, skanë ushqim, as ëndrra nuk kanë…
Megjithatë ajo që më ngroh zemrën sot është ana njerëzore e një grupi të madh shoqëror. Është forca që unë gjej në kurajën që njerëzit kanë për të punuar gjatë gjithë ditës dhe për ti dhuruar ato para në emër të një kauze më të lashtë se vetë njerëzimi, bamirësisë. Unë besoj se varfëria nuk mund të sfidohet me para, por me emocion. Unë besoj se fundi i varfërisë është bamirësia.

Comments