Nga Gjergj Prenga (Administrator i blogut ditari-al.blogspot.com)
Një grup njerëzish funksionon si komunitet kur anëtaret e tij kanë qëllime të përbashkëta dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin për arritjen e tyre. Shpesh herë në komunitete heterogjene, dallimet kulturore ose nënkulturore mund të krijojnë pakënaqësi midis anëtarëve. Anëtaret e një komuniteti kanë të drejta po ashtu edhe detyrime brenda komunitetit. Të drejtat janë ato që gëzon individi në shoqërinë apo komunitetin ku ai jeton dhe këto të drejta janë themeli i një demokracie të cilat mbrohen me ligj. Nga ana tjetër, e rëndësishme është edhe përmbushja e detyrimeve në një komunitet, që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e godinës ku jetojnë apo edhe në mbajtjen e qetësisë etj. Në një komunitet të shëndetshëm, ose më saktë për një komunitet të shëndetshëm duhet të njohim disa të drejta themelore; si e drejta për arsimim, e drejta per punë, e drejta për të gëzuar një jetë private pa ndërhyrje nga të tjerët e shumë të tjera. Arsyet pse të drejtat në një komunitet apo shoqëri nuk respektohen janë disa, por ne do të përmendim disa prej tyre si mos informimi apo edhe abuzimi i organeve shtetërore duke e anashkaluar të drejtën, duke bërë që kjo të sjellë në komunitet dhe në shoqëri mos bashkëpunimin midis njëri-tjetrit. Në Shqipëri po vërejmë kohët e fundit që ligji është shndërruar në anarki, që do të thotë se në shoqëri mungon pushteti shtetëror i organizuar dhe ku nuk veprojne ligjet dhe rregullat e detyrueshme për anëtarët e shoqërisë. Zgjidhja për një komunitet apo shoqëri të shëndetshme, është që ne si anëtarë të një shteti demokratik të mos vendosim vetëgjyqësi, që do të thotë se, në qoftë se në një moment jemi në konflikt me ndonjë individ, të mos marrim vendime të gabuara që mund ta dërgojnë situatën në agravim të mëtejshëmm por t’iu japim zgjidhje problemeve duke ju drejtuar organeve kompetente për gjykimin e veprimeve penale të të tjerëve.
Comments
Post a Comment