Interviste/Diana Bardhi na rrefen per vitet e saj te punes si arsimtare dhe per jeten familjare



Diana Bardhi nje mesuese me nje eksperience mbi 25-vjet qe sherben ne fushen e arsimit, per here te pare ka dhene interviste per nje media mbi jeten e saj si arsimtare dhe jo vetem, por ajo ka folur dhe per jeten e saj familjare per dashurine qe ka per dy femijet e saj


1.Cfare do te thote mesues nga pikepamja e juaj?
Nga pikepamja ime mesues eshte nje koncept shume i gjere, jo vetem nga ana shkencore te mesosh femijet, por t'iu qendrosh prane si prind qe te behen me social e ata ta shikojne jeten me nje te ardhme me sociale.

2.Si eshte te jesh mesues?
Te jesh mesues eshte krenari, pergjegjesi dhe profesioni i mesuesit mua me jep nje lumturi te papare. Me shqetesojne gabimet e femijeve, por nuk rri do pa (mistreclliqet e tyre).

3.Mesuesia ka qene thjeshte per ju nje e ardhme per profesion apo pasioni juaj?
Mesuesia per mua ka qene pasion, pasi ne shkollen e mesme nisa te studioja per ekonomik, ishte deshira ime qe nderrova studimet dhe i vazhdova studimet e larta per mesuesi.

4.Ku dhe kur ka nisur puna e juaj per here te pare si mesuese, dhe ne sa institucione shkollore keni punuar deri me tani?
Une vazhdova punen ne vitin 1991 ne Shkollen 9-vjecare ne qytezen e Kurbneshit, pastaj qe nga viti 2000 e vazhdoj profesionin e mesuesise ne Shkollen 9-vjecare Rubik.

5.Ne gjithe keto vite si arsimtare si do ta vleresonit kete pune?
Eshte pune e veshtire pasi vendi po kalon ne tranzicion, normal qe keto ndikojne dhe tek femijet dhe eshte detyre e jona si mesues te percjellim me te miren tek ata.

6.Keni hasur ndonjehere ne veshtiresi me ndonje nxenes? Nese po, si keni menduar qe ta zgjidhni situaten?
Vazhdimisht takojme veshtiresi ne punen tone me nxenesit por me maturi, durim dhe me profesionalizem ne bashkepunim me prinderit kemi bere me te miren me nxenes "problematik" dhe per cudi te faktit ata pasi kane mbaruar shkollen na japin shume respekt dhe na jane mirenjohes per punen qe kemi bere.

7.Perkushtimi ndaj profesionit ose me mire le te themi ndaj karrieres ka bere qe shume njerez te tregohen indiferente ndaj te tjereve, beni pjese ju ne kete grup njerezish?
Ne asnje menyre une nuk bej pjese ne ate grup njerezish, profesionin une e shikoj si nje hallke e te te plotesuarit si njeri.

8.Ne duam te prekim pak edhe jeten tuaj familjare, ju jeni nene e dy femijeve e nje vajze dhe nje djali. Ne vajzen tuaj e kemi pare ne ekranet televizive, por edhe ne kopertina revistash, gjithashtu ka arritur te preke pasarelat e modes ne Amerike. Si eshte per ty qe te jeshë mama e nje vajze kaq te suksesshme? A mund te na flasesh per ndonje projekt qe ka ne vijim Arselajda?




Vajza ime eshte krenaria, dobesia, dhimbja me e madhe pasi ka vite qe e kam larg dhe komunikoj vetem permes internetit. Eshte dhurata me e bukur qe prindit ja ben zoti.
Tani ne Amerike ajo si synim ka pasur dhe ka studimet, modelingun ajo e ka pare gjithmone si pasion dhe si nje menyre per te sherbyer per studimet qe duhet te beje.

9.Me edukaten qe ju ke dhene ti si nene do te donim te dinim me shume rreth marredhenies qe ju keni me djalin tuaj?




Edhe djali eshte gezimi i jetes time, me jep qetesi pafund pasi eshte shume korrekt ne detyrat qe ka per studimet, pasi studion per sportet dhe ne ndjekjen e pasionit te tij. Eshte i dashur, paqesor dhe ndonjehere karizmatik.

10.Kur njerezit ju shohin ne rruge apo kudo qofte, si do te deshironit qe t'iu etiketonin si nje mesuese, apo mamaja e nje modeleje te famshme?
Te dyja jane te pandara, qofte mesuesia dhe prind, jam krenare dhe per nxenesit qe kam mesuar dhe per femijet e mi.

11.Cfare mesazhi do ti jepni publikut per profesionin si mesuese apo edhe per rolin si mama e mrekullueshme?
Vleresojeni dhe duajeni kete profesion se eshte profesioni qe deshiron apo nuk deshiron ti te mban gjithmone te re, pasi te reja jane idete, menyrat e sjelljes se femijeve, te qenit prind eshte bekim, prandaj mos ndjej kurre lodhje, por mendo se ka gjithmone nje zgjidhje te problemeve qe shfaq femija.





Comments