Shkrime/Edukata seksuale tek femijet

Nga Gjergj Prenga (Administrator i blogut ditari-al.blogspot.com)

Informacioni mbi edukatën seksuale tek fëmijet është një temë delikate, e
cila për vite me rradhë ka ngelur tabu. Informacioni nënkupton mesazhin që
duam të komunikojmë, dhe nevoja për komunikim stimulon një gamë të gjerë
informacioni.
Informacionin që mund të marrim mund t’a
Klasifikojmë në : informacion që na shërben në jetën e përditshme dhe informacion
që nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tonë.
Që në vegjëli, fëmijët janë të interesuar të dinë se si kanë lindur dhe, si pikë referimi pyesin prindërit, të cilët mundohen gjithnjë e më shumë ti shmangen përgjigjes duke i gënjyer ose duke treguar edhe indiferencë ndaj pyetjes së fëmijës.
Mungesa e bisedimit me fëmijet për seksin, provon se prindërit kanë më pak kontroll mbi atë se çfarë fëmijët do të mësojnë në të ardhmen ne lidhje me këtë çështje.
Nëse prindërit do të tregohen më të hapur në bisedat me fëmijet, këta të fundit , do të jenë më të prirur të flasin hapur me prindërit për problemet që ata kanë.
Logjika më e saktë është që prindërit të fillojnë bisedën për
seksin më herët me fëmijët, për arsye se kjo gjë u mundëson prindërve të shmangin një bisedë më të pakëndshme që mund të lindë me fëmijët ,kur ata të arrijnë një moshë më të rritur.
Kur prindërit të flasin për seksin duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të marrin informacionet e duhura për arsye se fëmijët në shoqëri mund të jenë keqkuptuar për temën e seksit, dhe kjo mund
të sjellë pasoja tek fëmijët, duke i bërë ata edhe viktima të abuzimeve seksuale.
Gjithashtu, kërkesa e shoqërise duhet të jetë edhe
ndaj institucioneve arsimore , ku fëmijët mund të informohen më qartë per edukatën seksuale nëpërmjet mësuesve ose psikologëve. Njerëzit duhet t’i qëndrojne një parimi racional dhe objektiv që të luftojnë tabutë që lidhen me të folurën rreth seksit në familje.

Comments