Dita Ndërkombëtare e Talasemisë organizohet çdo vit në 8 maj nё vende tё ndryshme tё botёs, dhe ka si synim tё rrisё ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi kёtё sёmundje. Në këtë ditë organizohen shumë aktivitete që synojnë të sensibilizojnë vendimmarrësit, politikëbërësit, personelin shëndetësor mbi talaseminë: “Si të parandalojmë, të trajtojmë dhe të kurojmë talaseminë”, në mënyrë që çdo individ me talasemi të ketë një jetë normale.
Çfarë ёshtё talasemia?
Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e
hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të
mjaftueshme, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet, jetojnë për periudha më të
shkurtra kohore dhe ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak.
Qelizat e kuqe të gjakut çojnë oksigjen në të gjitha qelizat e trupit, të cilin ato e përdorin për të
funksionuar normalisht. Në personat me talasemi, qelizat e kuqe të gjakut nuk prodhohen në sasi
dhe cilësi normale. Kur nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut, nuk ka edhe
oksigjen të mjaftueshëm për të gjitha qelizat e tjera të trupit. Njerëzit me talasemi mund të kenë
anemi të lehtë apo të rëndë e cila mund të dëmtojë organet.
Çfarë shenjash ka talasemia?
Duke qenë se trupi juaj ka më pak qeliza të kuqe gjaku kur keni talasemi, shenja më e
zakonshme që mund të keni është anemia. Sa më e rëndë të jetë talasemia, aq më pak
hemoglobinë ka trupi dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia. Kur ju keni anemi mund të ndiheni
të lodhur apo të dobët.Ju mund të keni:
• Marrje mendsh
• Vështirësi në frymëmarje
• Rrahje të shpeshta të zemrës
• Dhimbje koke
• Ngërçe muskulore
• Vështirësi në përqendrim etj.
Si trajtohet talasemia?
Talasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me transfuzione gjaku dhe terapi.
Lloji i trajtimit që merr një person me talasemi varet nga forma e talasemisë.
Një mënyrë për të trajtuar aneminë është furnizimi i trupit me qeliza të kuqe të gjakut përmes
transfuzionit të gjakut.
Transfuzioni i gjakut është i domosdoshëm për jetën e një talasemiku sepse:
U garanton indeve dhe organeve sasi të mjaftueshme oksigjeni.
Ndihmon palcën e kockave për të mos u sforcuar në prodhimin e rruazave të kuqe në
mënyrë që kockat të rriten normalisht.
Parandalon ose pengon zmadhimin e shpretkës dhe sforcimin e organeve të tjera.
Marrëdhëniet shoqërore.
Të kesh marrëdhënie të ngrohta dhe mbështetëse është pjesë e
rëndësishme e jetës. Miqtë, përfshirë bashkëpunëtorët, shokët e klasës dhe anëtarët e familjes,
mund të ofrojnë mbështetje në menaxhimin e talasemisë dhe ballafaqimin me stresin e jetës së
përditshme.
Përveç kësaj, në qoftë se keni talasemi, jeni bartës të saj, apo dini që dikush në familjen tuaj
është me talasemi, rekomandohet këshillimi gjenetik para çdo shtatzënie, në mënyrë që ju dhe
partneri juaj të informoheni për rrezikun e të paturit një fëmijë me talasemi.
Comments
Post a Comment