Analize/Abuzimet seksuale

      
Abuzimi seksual eshte nje fenomen i cili eshte lene ne harrese, por sipas psikologeve ky fenomen eshte shume here me i perhapur nga se mendojne njerezit. Krimi seksual ndaj te miturve duhet trajtuar me nje kujdes te vecante, pasi permban rrezikshmeri te larte per shoqerine dhe komunitetin, gjithashtu thirrja eshte edhe per organet shteterore qe duhet te reagojne qe keto akte te zbardhen dhe abuzuesit te mos lihen te lire rrugeve, per arsye se mundet qe femije te tjere te bien pre e abuzimeve seksuale prandaj duhet ti kapin e t'iu japin denimin e duhur. Si ngacmimi seksual, ashtu edhe abuzimi seksual ndikon ne zhvillimin e femijeve, duke bere qe femijet te jene te paafte ose jo normal ne jeten sociale, demton zhvillimin e personalitetit, po aq demton marredheniet intime ne te ardhmen. Femijet qe vuajne nga dhuna seksuale kane nje vemendje jo te perqendruar, ulje ne mesime apo rrine te vecuar nga shoqeria nga frika se mos zbulohet se eshte abuzuar seksualisht edhe kjo eshte ajo arsye pse femije te ketij fenomeni rrine gjithnje te izoluar ne vetvete edhe mund te kalojne ne trauma ose probleme mendore. 

Comments