ÇFARË ËSHTË INTERNETI?
Interneti është sistem global i rrjetave të ndërlidhura kompjuterike të cilat bëjnë shkëmbimin
elektronik të të dhënave (tekst, muzikë video, fotografi, etj) nëpërmjet përdorimit të kabllove te
bakrit, fibrave optike, lidhjeve pa tela dhe teknologjive të tjera. Këto informacione mund të
lexohen, shikohen apo shkarkohen nga përdoruesit e tjerë. Pra interneti mundëson praktikisht
komunikimin nga një pajisje kompjuterike në tjetrën.
RREZIQET NDAJ TË CILAVE JANË TË EKSPOZUAR FËMIJËT
Përpos lehtësirave dhe avantazheve që Interneti ofron, duhet thënë që duke pasur parasysh që
janë miliona njerëz që përdorin internetin, atëherë edhe numri i keqpërdoruesve është i madh.
Përdorimi i internetit nga fëmijët është rritur dhe në këtë aspekt, kërkime të ndryshme kanë
gjetur se fëmijët që e përdorin internetin më shumë, kanë mundësi që të mësojnë më shumë
dhe të ekspozohen ndaj rreziqeve më shumë. Edhe pse ka rreziqe në internet, fëmijët nuk
mund të kufizohen nga përdorimi i internetit, sepse në ditët e sotme përdorimi i internetit
është një pjesë natyrore e zhvillimit të fëmijëve.
Fëmijët duhet të kuptojnë se ata duhet t’u përmbahen disa rregullave në mënyrë që të jenë më
të sigurt kur janë online. Prandaj, siguria në internet është shumë e rëndësishme dhe ne duhet
të mësohemi që të mbrohemi nga keqbërësit kur përdorim internetin.
Përmbajtja e paligjshme dhe e papërshtatshme
Interneti ofron burime të ndryshme informacioni dhe argëtimi. Burimet janë nga ato më të
besueshmet , të licensuarat deri te faqe pirate të paliçensuara. Jo të gjitha përmbajtjet që janë
në internet janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Disa nuk rekomandohen të shikohen nga
fëmijët e moshave nën 18 vjeç. Kjo për arsye se fëmijët e kësaj moshe ende nuk janë të
gatshëm për të parë këto informacione pasi në të kundërt mund të ndikojë negativisht në
zhvillimin e tyre. Lehtësia për të lexuar këto përmbajtje tregon se fëmijët janë të ekspozuar ndaj
risqeve .
Nëse shikoni pamje me përmbajtje të papërshtatshme, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve:
1. Ndikon negativisht te zhvillimi psikologjik dhe mendor i fëmijës;
2. Nxit dhe provokon dëshira seksuale;
3. Provokon sjellje të papërshtatshme seksuale;
4. Keqedukim për çështjet e seksualitetit;
5. Mund të shkaktojë ose nxisë përdhunimin;
Disa nga shërbimet që interneti ofron aktualisht janë:
1. Kërkimi në internet (WebBrowsing) – Ofron mundësi shfletimi në faqe të ndryshme
nëpërmjet
aplikacioneve kompjuterike të tilla si Google Chrome, Safari, Internet
Explorer;
2. Posta Elektronike (E-mail) - mundëson dërgimin e mesazheve të tipit tekst, foto, muzikë,
video nga një person te një tjetër;
3. Bisedat Online (Chat Online) – përdoren për të komunikuar në mënyrë të
menjëhershme me personat që janë në linjë online;
4. Rrjetet sociale (prsh . Facebook, Twitter, Instagram )
5. Lojrat Online
Comments
Post a Comment