Vajza që shihni në foto quhet Omelda Meta, 23 vjeç. Ajo është diagnostikuar së fundmi me limfomë Hodgkins, stadi 4b. Limfoma Hodgkins është një lloj kanceri në sistemin limfatik, pjesë e sistemit imunitar.
Stadi i sëmundjes së Omeldes është 4b, çka do të thotë se qelizat e sistemit limfatik janë bërë kancerogjene dhe janë përhapur përtej sistemit limfatik duke prekur mushkërinë dhe gjendrën mbiveshkore në rastin konkret.
Omelda po qëndron në Brescia të Italisë prej 27 ditësh, në Piazzale SPEDALI CIVILI DI BRESCIA ku i është nështruar analizave për të përcaktuar diagnozën e saj.
Omelda duhet të nisë menjeherë terapinë me kimio AVDB që do të konsistojë në 6 seanca. Pas dy cikleve të para të terapisë, gjendja e Omeldës do të rivlerësohet për të përcaktuar reagimin ndaj kurave. Statistikisht, shanset për rikuperim total nga sëmundja janë në 80 përqind me kurën e duhur, në kohën e duhur.
Mirëpo, për të nisur trajtimin, Omelda dhe familja e saj duhet të paguajë faturën e parë të qendrimit në spital dhe diagnostikimit në spitalin e lartpërmendur në Itali. Shuma e parë për t’u paguar është 30000 EUR. Omelda u shtrua fillimisht në urgjencë ku qendrimi për jo-rezidentët/ të pasiguruar është 1000 EUR dhe më pas për 11 ditë: kostoja e qendrimit në spital për një natë është 500 EUR. Tanimē, Omelda është rishtruar si pasojë e shqetësimeve në frymëmarrje.
Për të përcaktuar shkakun e gjendjes së Omeldës, ajo i është nënshtruar kontrolleve dhe analizave të njëpasnjëshme, secila e kushtueshme: skaner PET (1400 EUR), biopsi e nyjes limfatike (10000 EUR), biopsi e palcës kurrizore, gastroskopi (2000 EUR), bronkoskopi (2000 EUR), vizita kardiologjike dhe gjinekologjike me EKO, analiza të gjakut (Omelda ka kryer rreth 50 të tilla deri më tani).
Dy ciklet e para të kimioterapisë kushtojnë 2210 EUR të tjera sipas faturës, pas të cilave Omeldës do duhet të bëjë dhe një tjetër PET scanner me kosto 1400 EUR për të rivlerësuar gjendjen e saj.
Doktorët në diagnozë kanë përcaktuar që terapia duhet të nisë sa më shpejt por si më sipër, kushti për personat pa leje qendrimi në shtetin italian është pagesa e faturës për fazën e parë.
Personat më të afërt për Omeldën, të dy motrat, Olsa dhe Kledisa, prindërit e saj kërkojnë mbështetjen tuaj, sado e madhe apo e vogël për të kuruar personin e tyre të zemrës. Çdo ndihmë është e mirëpritur dhe e vlerësuar.
Të gjithë personat që dëshirojnë të kontribojnë për kurimin e Omeldës mund të përdorin një nga numrat e mëposhtëm të llogarive
-Llogari ne LEK ne "Raiffeisen Bank"
Emri: Kledisa Meta Cel:069 45 74 521
IBAN: AL97202111230000000001346752
-Llogari ne EUR
Emri: Olsa Meta Cel: +393463685070
IBAN: IT58 D051 1611 2025 0000 0002 608
SWIFT: BCVAIT2V
Comments
Post a Comment