Sociale/“Fundjavë Ndryshe” nis punimet për “Qendrën e Solidaritetit” (VIDEO)


Me date 14-Qershor 2019 per Fondacionin "Fundjave Ndryshe" u regjistrua nje hap i madh suksesi per te ardhmen e tij dhe jovetem, u inagurua fillimi i punimeve per ndertimin e qendres me te madhe ne rajon "Qendra e Solidaritetit" e cila do te jete nje ndihme e madhe per te gjithe njerezit.



Arber Hajdari (Themelues/Drejtues i Fondacionit) shprehu emocione ne fjalen e tij ku tha; 

"Te nderuar.....
E kam pritur me padurim kete moment, sepse kjo qender do na japi mundesi te ndihmojme me shume njerez e familje ne nevoje. Ti bejme te mundur qindra te rinjve e te rejave  qe nuk kane mundesi te arsimohen e specializohen, qe ne kete qender te mesojne profesione e zanate, per te qene njerez qe te jetojne denjesisht. Shqiperia ka nevoje per elektriciste, tornitore, saldatore, hidraulik, rrobaqepes, karpentier, teknollog, mekanik, kamarjer, hoteljer, menaxher etj profesione. Do te bashkepunojme me te gjithe bisneset dhe se bashku me to, do percaktojme  numrin e njerezve qe do specializohen tek ne per secilin profesion, me qellim qe cdo person ta kete te sigurte vendin e punes. Shkollimi do te behet ne bashkepunim me institucionet me te mira te Europes ne kete fushe siç eshte psh Universiteti Profesioneve te Barit Itali, i cili specializon te rinje e te reja ne mbi 100 profesione, me cilin kemi filluar bashkepunimin. Shkolla jone do te jete model jo vetem ne planin teorik te mesimdhenies, por do te synojme te ngreme laboratore moderne per cdo profesion.
2. Magazinat tona do te jene ne kete qender te medha. Ne fazen e pare mendojme te ngreme ambjente magazinimi deri ne 2000 ton ushqime, veshmbathje, asete shkollore, orendi e pajisje shtepiake dmth gjithcka qe i duhet nje familje per te dale nga varferia ekstreme dhe pas kesaj ndihme te plote te mos kete me nevoje, por te punoje e jetoje me forcat e veta e me krenari.
3. Ky vend dhe kjo qender po fillon jeten e saj ne krye te rruges se Arbrit. Ju te gjithe e dini sa krenare eshte cdo shqiptar per principaten e Arbrit e krijuar ne fund te shek te 12 dhe lulezuar gjate shek te13. Ketu ne Brar ka qene hyrja per ne teritorin e kesaj principate, qe per nga menyra e organizimit kishte tiparet e nje organizimi shteteror. Te frymezuar nga Arberoret, kjo qender do te jete, sa te kete jete ne toke, vendi ku cdo shqiptar do te gjeje mundesi per te dale nga varferia, mundesi per tu shkolluar e arsimuar, mundesi per tu rehabilituar etj sherbime jetesore.
Te nderuar miq! Kam pare ullinjte te shperndare ne kete teritor. Kam pyetur specialistet dhe me kane konfirmuar se disa jane 800 -900 vjecar.Kjo tregon se ato jane mbjelle nga Arberoret. Ne shenje respekti e vazhdimesie do te mbjellim sot nje ulli dhe te gjithe se bashku te lutemi qe Zoti ta ktheje kete vend,e kete qender, ne vendin ku gjen perkrahje, humanizem e solidaritet çdo njeri i pamundur e nevojtar. Zoti na dhente sukses ne permbushjen e ketij misioni. Ju faleminderit! "

"Zeri i Amerikes"

Ne kete ceremoni nuk kishte si te mungonte as Modelja e mirenjohur Emina Cunmulaj (Anetare bordi, Zv.Presidente e "Fundjave Ndryshe" e cila ka dhene nje kontribut te madh per t'iu ndryshuar jeten shume njerezve.
Nje tjeter person i rendesishem ne ceremoni ishte dhe Ministria e Infrastruktures dhe Energjise Belinda Balluku ku u shprehu ne fjalen e saj se; "Shteti nuk i zgjidh dot te gjitha problematikat dhe gjithe hallet e njerezve dhe ka nevoje zemra te medhaja ashtu sic eshte "Fundjava Ndryshe" dhe ashtu sic eshte Arberi, une kam nje djale 13-vjec dhe kur ai te rritej do deshiroja te behej si Arberi"

Ne ceremoni vihej re dhe interesi i disa nga mediave me te medha brenda dhe jashte vendit si Televizioni "Zeri i Amerikes", "CNN News", "Radio Televizioni Shqiptar" (RTSH), "Top Channel" dhe "Klan TV".

                            




 ditari-al.blogspot.com


Comments