Nga Gjergj Prenga (Kryeredaktor i blogut ditari-al.blogspot.com)
Fondacioni “Fundjave Ndryshe” eshte nje mision humanitar i cili ka nisur vite me pare, pas themelimit te ketij Fondacioni nisen te themeloheshin dhe shume te tjere te frymezuar nga “Fundjave Ndryshe”. “Fundjava” per njerezit nuk eshte nje institucion, nuk eshte thjeshte nje mision por per njerezit eshte famija e tyre e madhe, familja e “Fundjave Ndryshe”. Ky Fondacion deri me tani numeron nje numer masiv vullnetaresh prej mbi 12-mije individesh qe varjojne ne mosha te ndryshme duke filluar nga 15-vjec e lart.
Une si person me “Fundjaven Ndryshe” jam njohur nepermjet rrjeteve sociale gjithashtu i kisha pare me pare dhe ne televizion ku dukej mjaft qarte puna e tyre e madhe qe benin cdo dite duke nxjerre familje te tera nga skamja qe i kishte mbuluar, duke i ndihmuar me veshje, ndihma ushqimore dhe jo vetem por duke ju rikonstruktuar shtepine apo duke i’ua ndertuar nga fillimi, kur vendosa t’i bashkohesha familjes se madhe te “Fundjaves” isha 15-vjec dhe ne ate kohe une vendosa te bashkohesha ne kete rrugetim te gjate misionar pa u menduar fare sepse e dija se qellimi i ketij misioni ishte te motivonte njerezit drejt se mires dhe te bente njerez te lumtur, cdo dite e imja pas bashkimit me kete Fondacion ishte e ndryshme, cdo dite perjetoja nga nje emocion te ndryshem, cdo dite vizitoja njerez qe vuanin, njerez qe ishin te braktisur nga familjaret e tyre nga shteti, institucionet dhe nga cdo person tjeter, thjeshte dhe vetem “Fundjava” ishte nje familje qe ata nuk i braktiste kurre. Dite pas dite fillova te njihem dhe per njerezit si vullnetar i “Fundjave Ndryshe” dhe pa pare asgje qe une kisha bere, njerezit me ishin mirenjohes thjeshte qe i jam bashkuar ketij misioni ne ndihme te shoqerise se varfer, familjeve ne nevoje. Shume njerez pyesin se perse bamiresia duhet publikuar, por duhet thene dicka, shoqeria Shqiptare duhet te sensibilizohet drejt se mires, duhet qe njerezit te jene te motivuar vetem e vetem drejt rruges se bamiresise per t’i dhene nje dore ndihme njeri-tjetrit, bamiresia nuk te varferon. Cdokush mund t’ia dale te beje dicka te mire mjafton qe t’i te thuash dhe nje fjale qe tjetrin e motivon dhe mund te quhet se ke bere bamiresi, bamiresia nuk eshte thjeshte nje ceshtje ndihme materiale por me shume eshte morale, ceshtje zemre. Ne si shoqeri dhe si komunitet duhet te bejme edhe me shume kundrejt njeri-tjetrit, duhet qe te bashkojme forcat me njeri-tjetrin dhe te organizojme/ndermarrim persiper vete nisma/kauza bamiresie qe si qellim te kene ndihmen perkundrejt komunitetit. Ne qofte se do te nisim te flasim per bamiresine dalin disa elemente qe e perkufizojne kete fjale si; humanizem, dinjitet, zemer, lumturi apo edhe harmoni.“Fundjave Ndryshe” ka qene dhe eshte nje familje qe mua pjeserisht me ka ndryshuar jeten, duke me bere qe te njoh veten me shume, te njoh njerez te ndryshem dhe te di t’i bej balle te keqes, kam marre gjithashtu edhe shume mesime si; te mos dorezohem ne jete, te jem gjithmone vetja edhe qe te mos braktis kurre njerezit qe dua, te afermit e mi.
Vullnetarizmi eshte nje pune pa shperblim financiar por qe te jep benefite te shumta per jeten, cdo te mire besoj se njeriut ja shperblen perendia. Njeriu si nje qenie humane ka dy udhe qe perendia ja jep kur lind per te zgjedhur te miren apo te keqen, ato qe zgjedhin te miren sigurisht qe perendia ju dhuron miresi sa te kene jete ndersa per ata qe zgjedhin rrugen e se keqes dihet se ne jete do te kene me shume humbje, prandaj te mundohemi qe sa te kemi jeten te bejme mire, te bejme qe njerezit si ato te aferm apo edhe komunitetin qe na rrethon te jemi te bashkuar drejt se mires.
Comments
Post a Comment