Fatma Haxhialiu eshte nje nga femrat me Feministe qe mund ta themi me siguri te plote qe nuk ka tjeter si ajo ne Shqiperi, Haxhialiu kete radhe ka "goditur" me nje postim te sajin ne instagram ku shprehet per "Feminizmin"
Nga Fatma Haxhialiu (Moderatore, Kryeredaktore e Blitz.al )
Te jesh feministe do te thote te duash dhe te respektosh veten.
Te jesh feministe do te thote te kerkosh ato te drejta NATYRORE, LIGJORE DHE SOCIALE qe te takojne.
Te jesh feministe do te thote ta shikosh veten te barabarte me partnerin tend dhe te kerkosh te vleresohesh per cka vlen. Te jesh feministe do te thote te mos lesh askend te te neperkembe apo te te perkufizoje per shkak te gjinise tende!
Te jesh feministe Nuk do te thote te jesh superiore ndaj burrave.
Nuk do te thote te shtypesh burrat me pretekstin, se ty te takojne me shume te drejta se je GRUA.
Te jesh feministe, Nuk do te thote te jesh princesha e babit, apo e partnerit dhe te rrish te presesh gjithcka prej BURRAVE, sepse ty te takon, mqs je GRUA!
Ty nuk te takon ASGJE per te cilen nuk ke punuar dhe nuk e meriton!
Te jesh feministe do te thote te shtrosh kurrizin dhe te sigurosh jeten tende prej princeshe, pa lejuar askend te te hyje ne hak, apo te trajtoje si nje objekt seksual te paafte per te menduar e punuar!
Te jesh feministe do te thote te luftosh per ato vajza e gra qe nuk kane zerin dhe forcen tende.
Te jesh feminste Nuk do te thote t'i japesh te drejte vajzave dhe grave per shkak te gjinise se tyre.
Te jesh feministe do te thote te vleresosh individin ne baze te talentit dhe punes pavaresisht gjinise; Burre apo Grua qofte!
Comments
Post a Comment