Shkrime/I varfër


Edon Kuqi eshte nje Autor i shume shkrimeve dhe analizave sociale apo më së shumti politike, kete radhe Kuqi na ka njohur me ane te nje shkrimi te tij me nje realitet te hidhur qe perjetojne femijet e varfer, eksluzivisht per Blogger DITARI

Nga Edon Kuqi ( Menaxher marketingu biznes privat)

E di qe do te deshiroje shume te ishe ne nje vend tjeter, te kishe nje shtepi tjeter, jete tjeter;
E di mjafte mire qe do deshiroje te mos numeroje leket se ate dalin edhe kur deshiron te bleshe nje akullore, ne keto dite te ngrohta gushti;
E di qe do te deshiroje mos te kishe sy per te pare sa here perballesh me arrogancen e "humaneve" qe zbresin nga makina te shtrenjta e ty te hedhin 10 lekeshin si me qene duke i hedhur nje kocke nje qeni;
E di qe shpatullat e tua te njoma ne fakt nuk jane me te brishta si te nje femije te vogel, se ti tashme ke deshmuar se nuk je me i vogel, nuk je me femije, t'a kane mohuar kete te drejte qe ne momentin qe syte e tu pane driten e nje dhome te erret e te zymte, si vete fati qe do të te shoqeronte;
E di qe je i lodhur nga jeta, je i lodhur se shpresuari tek e nesermja sa here bie gjume i zhgenjyer ne darke;
E di mjafte mire qe te eshte sosur durimi te gjithçka e çdokush;
E di qe merzitesh sa here i sheh femijet e tjere te ikin ne shkolle me çanten e librave ne kurriz, te veshur bukur e te buzeqeshur;
E di qe ke vdekur 1000 here nga brenda sa here sheh njerez me qese plot duke dalur nga marketi qe ke perballe e ti je i uritur, pasi "kafshata" e mbremshme nuk t'a mban stomakun e qete nje nate, e jo me dy dite;
E di qe merzitesh nga fjalet e renda e perbuzjet "kafsherore" te atyre qe ti "perplasin" ne fytyre se je ndryshe nga ata edhe pse frymojne si ti, gjak e zemer si ti, e jane njerez si ti;
I di mjafte mire te gjitha keto, por prape une kam besim tek ti, kam besim sa here kaloj per ne pune e te shoh me nje fletore ne dore dhe rezerve qe po i soset boja, si durimit tend, por qe vazhdon ti shkruash endrrat e tua ne fleten e zhubravitur te fletores se gjetur;
E di qe ti je HERO, qe je bekim e frymezim, qe je nje femije i brishte qe perbuzesh e vuan vetem se je I VARFER ....

Comments