Ø Shenjat dalluese tek nje person i
shfrytezuar/trafikuar dhe perse mund te trafikohet nje person?
- Nuk mund te largohet nga mjedisi i tyre i punes ose nuk mund ta le per te gjetur nje pune;
- Tregon shenja te abuzimit fizik ose lendimit;
- Jane te shoqeruar kudo nga dikush;
- Duhet te jete i/e frikesuar ose nen kontrollin e nje personi tjeter;
- Kane gjendje shendetesore te pakuruar;
- I detyrohen te holla nje punedhenesi ose nje personi tjeter;
- Nuk po punojne ne punen e premtusr fillimisht per ta;
- Mungon identifikimi, pasaporta ose dokumente te tjera;
- Ofrojne sherbime seksuale ne nje klub strip, salon masazhesh, bordello dhe kane nje menaxher ose tutor;
- Jane punetor , sherbetor i brendshem ose kujdestar, por kurre nuk largohen nga shtepia ose vendi i punes;
- Nuk kontaktojne lirshem miqte ose familjen;
- Kane liri te kufizuar te levizjes;
- Jane te kercenuar ose te frikesuar per t’u dorezuar autoriteteve;
- Jane te detyruar te punojne nen kushte te caktuara etj.. .
Ø Kush jane viktimat?
Cdokush mund te jete viktime e trafikimit te qenieve
njerezore, megjithese disa popullata te individeve, duke pasur parasysh
pozicionet e tyre ne shoqeri, jane me te ndjeshem ndaj trafikimit. Pjesa me e
madhe e identifikuar per viktima jane femra, pastaj meshkujt dhe mosha minorene
(femijet).
Comments
Post a Comment