Sociale/Fondacioni "Fundjave Ndryshe" mbyll fazen e pare te punimeve per Qendren e Solidaritetit


Drejtuesi i Fondacionit "Fundjave Ndyshe" Arber Hajdari ben te ditur nepermjet rrjeteve sociale daten kur do te hapet Qendra e Solidaritetit me e madhja ne Rajon, Hajdari shkruan se i fton qe me date 27-Tetor ti bashkangjiten te gjithe njerezit qe deshirojne ne inagurimin e perfundimit te fazes se pare te punimeve per Qendren, ku ka shkruar se ne vitin 2020 parashikohet te ndertohen rreth 150 shtepija per njerezit ne nevoje. Blogger DITARI ka qene e pranishme gjate gjithe kohes se punimeve per kete Qender "multifunksionale" ku Koordinatorë te Fondacionit kane bere te ditur eksluzivisht per ditari-al.blogspot.com qe kjo Qender do te jete jo vetem ne sherbim te njerezve/familjeve ne nevoje por do t'iu sherbeje kryesisht edhe te rinjve ku do te kene falas edukim ne arsim profesional, gjithashtu do t'iu jepet dhe mundesi punesimi.


Comments