Interviste/Ish-Konkurenti zbulon te pathenat e Show-t “Hell’s Kitchen”, “Renato nuk do ta pranoje kurre”…


Erion Gjergji eshte nje personazh i cili u be i  njohur per publikun Shqiptar, nepermjet Show-t Televiziv “Hell’s Kitchen Albania”, ku ky i fundit me lojen e tij krijonte debate dhe jo vetem, Erioni ne nje interviste eksluzive vetem per ditari-al.blogspot.com na ka zbuluar me te pathenat e “HK1”, gjithashtu nuk kane munguar as “thumbimet” kundrejt Drejtuesit te "HK" Shef Renato Mekollit, dhe na ka rrefyer nga jeta e tij personale

1.Erion si je njohur ti me kuzhinen?
Ka qene viti 1999 ku une isha vetem 19-vjec dhe sapo kisha mberritur ne Angli si emigrant. Puna e pare qe gjej ishte te punoja ne kuzhine si pjatalares , ky ka qene kontakti im i pare me nje kuzhin profesionale

2.Cfare eshte kuzhina per ty?
Kuzhina per mua pas kaq vitesh eksperience kuptova  qe kuzhina eshte nje vend i shenjte, e them kete sepse ka dy profesione qe une i konsideroj te shenjta per njerezit, kuzhinieri dhe mjeku. Keto te dyja jane te vetmet profesione qe kane ne dore jeten e njerezve te ndryshem, te cilet besojne te ushqehen dhe mjekohen nga te panjohurit, prandaj te jeshe kuzhinier nuk duhet te dishe vetem te gatuash , por duhet  te jeshe njeri pozitiv dhe i paster ne shpirt.

3.Ti je personazh i njohur nga Show Televiziv “Hell’s Kitchen” , si ka qene si eksperience, dhe cfare ndodhte me te vertete ne ate kuzhine prapa kamerave?
“Hell’s Kitchen” e kam shijuar ne maksimum, kam shfrytezuar cdo mundesi per t’u argetuar. Ne “HK” nuk ka vetem debate, intriga, lufte apo thyerje pjatash qe ju keni pare! Prapa kamerave diskutonim per tema te ndryshme e perpiqeshim te njiheshim me shume me njeri-tjetrin. Me kujtohet dita kur ishim te gjithe bashke diku nga java e 5-te dhe bisedonim kush do te dilte fituesi, kur te gjithe shprehnin te ishin vete fitues dhe nese eleminoheshin, mendonin fitues personin qe ju ngjiste me shume muhabeti. Une isha komplet kunder rrymes dhe them: Deshiroj qe fitues te jete dikush e gjinise femerore, dhe arsyeja sepse, duhet t’i japim nje mesazh te gjithe Shqiptarve qe femrat duhen vleresuar , ato jane gatueset me te mira qe diten kur ne lindim. Dhe njera nga konkurentet e cuditur me thote; Erjon seriozisht e ke, une mendoja se ti na shihje me percmim dhe urrejtje, po te me mos e kisha degjuar me veshet e mi nuk do t’a kisha besuar qe ti ke kete qendrim  pozitiv ndaj femrave

4.Tek ty kemi pare nje personazh i cili dinte t’a luante lojen ne “Hell’s Kitchen”, sa e lehte apo e veshtire ishte per ty?
Kur jam pranuar ne gare e vetmja gje qe lutesha te mos ndodhte ishte mos te me eleminonin qe javen e pare. Ka qene shume e veshtire nga nje ane ishim ne gare me grupin kundershtar nga ana e tjeter kisha disa nga djemte qe me ruanin sa te beja gabime dhe te versuleshin dhe nga ana e tjeter e me keq akoma Shef Renaton qe nuk me linte nje sekonde te qete.

5.Cila ishte strategjia e jote perpara se te beheshe pjese e “Hell’s Kitchen” ?
Une i kisha idete e qarta qe diten qe hyra dhe doja ti dhuroja spektakel publikut Shqiptar dhe ja arrita qellimit, Shef Renato nuk do pranoje kurre publikisht, ai e kupton shume mire qe “HK 1” u kthye ne spektaklin e Erjonit. Neper rruget e Tiranes dhe Shqiperise , dhe kudo ka Shqiptare, kur thua “HK 1”, te gjithe diskutojne per Erionin. Ky eshte realiteti duan apo s’duan!

6.Si ndjehet Erioni tashme si nje personazh i njohur ne Televizion dhe a do t’a shohim perseri ne ekran?
Tashme si nje personazh i njohur, “bohh” jam njesoj si me pare, nuk kam ndryshuar asgje, jam po ai Erion qe dal dhe me biciklete kur i teket, dhe pershendes cdonjeri qe me buzeqesh. Te gjithe kemi nevoje  te rrethohemi  nga njerez qe na duan, dhe tashme une kam kudo njerez qe me duan dhe kjo me ben te ndihem mire.
Pjese e ekranit sigurisht qe do te jem, publiku e do Erionin dhe une do te jem gjithmone ne ekran per ta.

7.Ne cilin emision do deshiroje te ishe pjese dhe si konkurent apo si Staff?
Jane disa emisione qe me pelqejne te jem pjese si i ftuar, por do te vecoja emisionin “Shiko kush luan”, do deshiroja te isha pjese e staffit te “Luaneshes” se “Topit”.

8.Marredhenia e juaj me Shef Renato Mekollin dhe ish-konkurentet si vazhdon?
Marredhenia ime me Renaton e keni pare vete nese do te jemi ne kuzhine do te jete po e njejta, ama jashte cdogje eshte ndryshe, ai eshte nje djale shume tip dhe qefli, eshte vertete nje mik i mire qe di t’i ndaje gjerat.

9.Tani do te hyjme pak ne jeten tuaj personale, piksepari deshirojme t’iu pyesim per dicka, ne kemi zbuluar se prej vitesh ti jeton i vetem (pa familjen), perse?
(Qesh) jeta ime personale, qe ne moshen 16-vjec une jam larguar nga Shqiperia dhe kam 24-vjet qe jam i pavarur, por kjo nuk do te thote qe gjithe keto vite une kam jetuar vetem, perkundrazi e kam provuar bashkejetesen  dhe me pelqen te bashkejetoj me njeriun qe nje dite do ma marre zemren.

10.Nga burime tona ne kemi zbuluar  se ti je ndare nga kuzhina qe prej rreth 9-vitesh, ne cfare menyre e vazhdon kete pune?-Cila eshte plani apo strategjia qe ke ti per ne te ardhmen qe ta “shfrytezosh” profesionin, ke menduar te hapesh ndonje restorant/biznes?
E vertete qe kam shume vite qe nuk gatuaj sepse ambiciet e mia nuk jane vetem kuzhina, aktualisht jap kontributin tim ne procesin kur hapen ambiente te reja si restorante, bar, hotele etj. Vetem ne Shqiperi ndodh qe hidrauliku  vendos sesi arredohet kuzhina, marangozi vendos sesi arredohet banjoja, dhe investitori vendos te investoj pa asnjelloj studimi dhe konsulence profesionale.
Une personalisht e shoh te ardhmen time ne Amerike, jam tip qe adhuroj sfidat dhe dhe ja ku po ju them shume shpejt do ma degjoni krismen.

11.Cili eshte mesazhi qe Erjon Gjergji jep per te gjithe te rinjte qe sot vertiten rrugeve, si mund te arrijne te kene dicka, domethene cili eshte celesi i suksesit?
Mesazhi im per te gjithe moshat jo vetem per te rinjte; Mos ndalni kurre se besuari ne veten tuaj, nuk ka rendesi sa shume rrezohesh, e rendesishme eshte te ngrihesh vete sa here qe rrezohesh!
Mos kini frike te jini pozitiv edhe me ata qe nuk ju duan.

Comments