Analize/Konsumatori dhe te drejtat e tij



“Konsumator” eshte cdo person, i cili blen ose perdor mallra apo sherbime per plotesimin e nevojave vetjake, per qellime qe nuk kane lidhje me veprimtarine tregtare ose ushtrimin e profesionit. Mbrojtjta e konsumatorit eshte nje nga prioritetet kryesore sociale e lidhur drejtperdrejt me te drejtat e njeriut qe e gezon cdo qytetar.
Ne Shqiperi sipas nenit 4 te ligjit nr. 9902 “Per mbrojtjen e konsumatorit”, e ndryshuar me ligjin nr. 10444 ne vitin 2011 per disa ndryshime dhe shtesa, te drejtat baze te konsumatoreve jane:
v E drejta e mbrojtjes se shendetit, mjedisit dhe sigurise se jetes;
v E drejta e mbrojtjes se interesave ekonomike;
v E drejta e ankimit;
v E drejta per demshperblim;
v E drejta e edukimit;
v E drejta e marrjes se informacionit;
v E drejta e perdorimit te sherbimeve publike;
v E drejta e mbrojtjes ligjore;
v E drejta e organizimit ne shoqata ose bashkime per mbrojtjen e interesave te konsumatoreve dhe e drejta e perfaqesimit ne organet e tyre vendimmarrese.

Qellimi i ligjit per mbrojtjen e konsumatorit eshte mbrojtja e interesave te konsumatoreve ne treg, si dhe percaktimi i rregullave dhe ngritja e institucioneve perkatese. Ligji i mesiperm perfshin te gjitha llojet e marredhenieve ndermjet tregtareve dhe konsumatoreve, qe kane te bejne me mallrat e konsumatoreve apo me sherbimet qe iu ofrohen konsumatoreve.

Comments