"7-Shkrime mbi jeten" nga Gjergj Prenga


"7-Shkrime mbi jeten" vjen si nje bashkesi shkrimesh te ngritura mbi disa çeshtje sociale qe prekin sot ne aktualitet komunitetin apo shoqerine ku jetojme, keto çeshtje jane trajtuar nen kujdes te veçante pasi kane te bejne me probleme qe prekin jo vetem moshen madhore por edhe te mitur

1. Bashkëjetesa në Komunitet dhe Shoqëri
Një grup njerëzish funksionon si komunitet kur anëtaret e tij kanë qëllime të përbashkëta dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin për arritjen e tyre. Shpesh herë në komunitete heterogjene, dallimet kulturore ose nënkulturore mund të krijojnë pakënaqësi midis anëtarëve. Anëtaret e një komuniteti kanë të drejta po ashtu edhe detyrime brenda komunitetit. Të drejtat janë ato që gëzon individi në shoqërinë apo komunitetin ku ai jeton dhe këto të drejta janë themeli i një demokracie të cilat mbrohen me ligj. Nga ana tjetër, e rëndësishme është edhe përmbushja e detyrimeve në një komunitet, që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e godinës ku jetojnë apo edhe në mbajtjen e qetësisë etj. Në një komunitet të shëndetshëm, ose më saktë për një komunitet të shëndetshëm duhet të njohim disa të drejta themelore; si e drejta për arsimim, e drejta per punë, e drejta për të gëzuar një jetë private pa ndërhyrje nga të tjerët e shumë të tjera. Arsyet pse të drejtat në një komunitet apo shoqëri nuk respektohen janë disa, por ne do të përmendim disa prej tyre si mos informimi apo edhe abuzimi i organeve shtetërore duke e anashkaluar të drejtën, duke bërë që kjo të sjellë në komunitet dhe në shoqëri mos bashkëpunimin midis njëri-tjetrit. Në Shqipëri po vërejmë kohët e fundit që ligji është shndërruar në anarki, që do të thotë se në shoqëri mungon pushteti shtetëror i organizuar dhe ku nuk veprojne ligjet dhe rregullat e detyrueshme për anëtarët e shoqërisë. Zgjidhja për një komunitet apo shoqëri të shëndetshme, është që ne si anëtarë të një shteti demokratik të mos vendosim vetëgjyqësi, që do të thotë se, në qoftë se në një moment jemi në konflikt me ndonjë individ, të mos marrim vendime të gabuara që mund ta dërgojnë situatën në agravim të mëtejshëmm por t’iu japim zgjidhje problemeve duke ju drejtuar organeve kompetente për gjykimin e veprimeve penale të të tjerëve.


2. Edukimi per Demokraci tek femijet
Koncepti Demokraci ne vete do te thote “sundim” nga populli, ku keta te fundit jane ato qe marrin vendimet e duhura per zgjidhjen e vendit ku jetojne etj.. Edukimi per Demokraci tek femijet eshte nje teme e cila nuk preket shume nga njerezit sepse nuk jane te edukuar ne edukaten qytetare qe duhet t’i japin femijes per te ardhmen. Edukata nga prinderit per femijet duhet te percohet qe ne vegjeli, ku prindi duhet te jete burimi kryesor i femijes per cdo informacion qe sigurisht do t’iu sherbente femijeve per te ardhmen e tyre. Shohim qe tek shume femije mungon edukata seksuale, edukata per bashkejetese ne shoqeri apo komunitet; por shohim dhe nga ata femije qe jane te prirur pertej dhunes, bullimit apo lendimeve psikologjike qe ne shoqeri dhe ne komunitet i bejne njeri-tjetrit. Edukimi per demokraci perfshin nje rrafsh te gjere informacioni te cilat i klasifikojme si: edukimi social-kulturor, ekonomik, politik etj. Por neve femijeve tane duhet t’iu mesojme mesepari edukimin ne rrafshin social-kulturor, ku femijet nga vete prinderit duhet te mesojne se si te jene te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem ne shoqeri, komunitet, shkolle, qender sociale apo edhe ne rruge. Shohim cdo dite ne shoqeri/komunitet femije qe jane rritur ne nje familje ku faktori kryesor prind ka “munguar” ne edukimin e tij se si te integrohet ne nje shoqeri Demokratike, ku bazat kryesore jane dinjiteti dhe zgjidhja e duhur per hapat e se ardhmes. Ndergjegjesimi i prinderve duhet te filloje sa nuk eshte vone duke reflektuar edhe duke bere qe femijet e tyre te jene sa me “pjesemarres” ne elementet themelore te nje Demokracie te drejte pa faktor qe ta ulin dinjitetin apo figuren/imazhin qe prinderit deshirojne qe femija i tyre te krijoje per te ardhmen, jo cdo gje duhet lene ne “doren” e institucioneve arsimore si pershembull shkollat, por edukimi i femijeve tane duhet te filloje nga ne, prinderit e ketyre femijeve. Prinderit si nje faktor kryesor ne rritjen e femijes duhet qe t’i sherbeje ketyre te fundit si nje “hije” e mireqenies sociale per te ardhmen, prandaj mesazh te thelle duhet qe t’iu drejtojme prinderve te cilet mbase nuk jane te lirshem te flasin me femijet per disa nga temat qe permendem mesiper ku femijeve ju mungon informacioni rreth tyre si; ajo seksule apo edhe e bashkejeteses ne shoqeri/komunitet, ku nga mungesa e informacionit qe femijet kane pasur rreth ketyre dy temave te rendesishme mund te kete sjelle tek ta pasoja me rendesi sic i kemi pare apo degjuar shpesh qe ndodhin abuzime seksuale apo sherre banale. Jepuni femijeve tuaj edukaten e duhur, jepuni te ardhmen e sigurte ne “duart” e tyre! Mbroni femijet tuaj


3. Heshtje
Hesht per arsye se kam frike, hesht per opinion, hesht per femijet e mi, kjo eshte perballja me jeten, me heshtjen, gerryerjen e zemres, trupit, plakjen dhe vdekjen… Femra “objekt shfrytezimi” ne duart e meshkujve, duart e gjakosura nga dhuna e ushtruar ndaj femres, duart me plage ngaqe jane lodhur duke vendosur dore mbi femren, duke e dhunuar ate, duke dhunuar shoqen tende te jetes, gruan tende, nenen e femijeve te tu…
Dhuna ne familje, nje fenomen i shume perhapur ne ditet e sotme ne mbare globin, me se shumti ne vendet provinciale, ne vendet e thella te mbuluara nga rruget e shembura, debora, dhe reshjet qe kane bere te permbytet vendi nga uji, bresheri qe ka thyer xhama dritaresh, femije qe shkollen kane lene dhe qe vajtojne per buke, ushqim, veshmbadhje dhe mbi te gjitha nga presioni psikologjik e dhuna ne familje qe e perjetojne si nje ferr qe jeten ua ka bere te lodhme, te merzitshme, qe jane gati te braktisin cdo gje, vetem qe te jetojne nje dite ne qetesi, larg presionit, dhunes, skamjes qe i ka mbuluar. Lufte me jeten, lufte me veten, po-po lufte me veten sepse mundohesh qe te rrish sa me indiferente ndaj fjaleve te shoqerise/komunitetit ku jeton.
Cdo femer duhet te perpiqet per veten, me veten, qe ti kaloje veshtiresite thjeshte si nje moment te pakendshem, te denoncoje dhunen, te flase, te mos lejoje njeri qe ti vendosi kemben ne “bark”, ne “kurriz”. Femra nuk eshte objekt. as loder dhe as prone, qe ti ta mbash te lidhur pas vetes, ta merzisesh, ta nxish ne fytyre, trup  edhe ne zemer, ti hapesh plage te pasherueshme.
 Femra eshte njeri, eshte qenie e shenjte, eshte ajo e cila e mban shtepine ne kembe, eshte ajo e cila perpiqet me shpirt qe te beje me te miren per mashkullin qe ka ne krah edhe pse ndonese ai nuk deshiron t’ia dije per te, eshte ajo e cila mban femijen 9-te muaj ne bark, qe perkujdeset qe kur ajo qenie krijohet, qe vazhdon e vazhdon te kujdeset derisa vendos “duart” ne zemer.
Pra kjo eshte femra, ajo qe perpiqet te beje me te miren per shtepine/familjen, vleresojeni rolin e femres ne familje, ngrijeni imazhin e femres, perpiquni ti jepni vetes nje shans per te qene feminist, per te mbrojtur femren, per te patur nje marredhenie reciproke me te!


4. Dashuri e vertete
Cfare eshte dashuria e vertete, cfare do te thote te dashurohesh me te verteten, realitetin mbi te gjitha me personin e duhur?- Te dashurohesh do te thote sherim per te gjitha plaget, te marresh fryme nga njeriu i jetes, te jete force dhe pasuri e shpirtit, te jete nje dashuri e pakufijshme, te jete nje arsye per te jetuar, te cmosh cdo gje qe sheh qe prek, dashuri do te thote qe personi qe ke krah teje te jete nje bote e tere e vertete dhe pa genjeshtra. Ne dashuri ka erotizem, sensualitet, nota frymezuese qe te bejne te jeshe i kenaqur ne te gjitha kohet, ndonese dashurine e jetes nuk mund t’a keshe cdo sekond prane teje fizikisht por zemra e mendja jane 1-nje, ku i ndjen perqafimet dhe ngrohtesine e njeriut te zemres. Ne dashuri duhet qe te jeshe erotik/e, sensual/e, flirtues/e per te fituar kenaqesine qe deshiron te perjetosh ne cdo moment ne marredhenien ne cift. Ne disa “dashuri” ekziston thjeshte kenaqesia qe mund te perjetosh me partenerin ose parteneren ne seks;-pra eshte thjeshte nje genjeshter e hidhur qe nje cift ja ben njeri-tjetrit sepse nje dashuri e vertete nuk varet vetem ne kenaqesite seksuale. Dashuri eshte nje drite e bardhe ne infinit. Ndonese gjerat nuk shkojne gjithmone mire ne lidhje, nuk do te thote qe eshte drejt fundit ne qofte se ka dashuri te vertete. Kur dy duar jane te shtrenguara fort pas njera-tjetres asnje dhe asgje nuk mund t’i ndaje ato. Shpesh here ciftet ndikohen nga fjalet e njerezve per rreth por kur ka nje ndjenje te vertete asgje nuk e shemb dot murin e dashurise. Ne jete ka shume bllokada por kur ke njeriun e duhur prane cdo gje do te jete thjeshte nje enderr nga e cila pret te zgjohesh. Te keshe prane njeriun e duhur te jetes, kur te dashuron pa kushte dhe interes do te thote qe ke marre nje bekim te madh nga Perendia, ku eshte vec ai/ajo i/e shtrenjte dhe adhurueshem, ku ekzistenca ne kete bote ka vetem emrin Dashuri e vertete. Ne mbare globin ekzistojne dy lloje njerezish ata qe e njohin dashurine dhe ata qe nuk duan t’ia dine per kete ndjenje, qe thjeshte krijojne nje marredhenie ne cift sa per te kryer kenaqesite e veta dhe per te lenduar dike qe deri me pare ishte askush per te. Te rinjte dhe te rejat qe deshirojne te krijojne nje familje ne harmoni te plote me njeri-tjetrin duhet qe si “strategji” te tyren per te ardhmen te kene thjeshte vetem e vetem kujdesin se me ke individ po e lidhin veten/familjen e tyre sepse po gabove 1-nje here mund te ndodhe qe ai gabim te te ndjeke per gjithe jeten duke ta kthyer ate ne ferrin e vertete ku nuk do t’ia keshe idene se ku gjendesh me veten.

-Ta jetojme jeten me dashuri por me ate te verteten,me realitetin qe te jep vete jeta!    


5. Pikepyetjet mbi abortet
Cfare eshte aborti? Aborti eshte nje nder fenomenet ku shume femra ne mbare boten cdo dite po vdesin ngaqe vendosin te bejne abort kur nuk e deshirojne shtatzanine dhe kjo ndodh per disa shkaqe. -Por a eshte dicka e drejte qe pasi ta krijosh nje fryme brenda teje ta vrasesh ate?-Aborti si fenomen ka lindur per shkaqe te ndryshme te jetes, por aborti eshte nje akt e cila duhet te konsiderohet me te drejte si nje krim per arsye se ti si person po i merr frymen nje jete qe vete e ke krijuar. Si mund t’i shmangim abortet?-Per te shmangur abortet duhet nje pune e madhe pasi eshte nje nder fenomenet sic u permend edhe mesiper e perhapur ne mbare boten, por faktoret e vetem qe mund ta ndalojne ate, eshte qe ta fillojme kujdesin nga vetja qe te mos kete shtatzani te padeshiruara te cilat mund te agravojne me vone ne situaten e abortimit por gjithmone ne marredheniet seksuale duhet te perdorim mjetet mbrojtese, nje menyre tjeter e rendesishme eshte edhe vendosja e ligjit kunder aborteve e cila duhet te denoje nenat dhe gjithashtu doktoret qe marrin persiper te kryejne kete akt. -Cilat jane rastet e abortit qe nuk duhen denuar?-Cdo akt aborti patjeter qe duhet te jete i denueshem por ka dhe raste qe mund t’i specifikojme kur akti i abortit duhet te kryhet me patjeter si pershembull shtatzanite qe vijne nga abuzimet seksuale (perdhunimet), rastet e incestit (kur ka nje shtatzani me nje person brenda gjakut, me nje te aferm) dhe ne ato raste kur nenes i rrezikohet shendeti/jeta. Duke analizuar disa vende te botes kemi vene re se ne disa familje ndodh fatkeqesisht nje fenomen ku burrit duhet t’i nenshtrohet gruaja me patjeter, dhe nga kjo gje dua te dal ne konkluzionin se ka shume raste ne disa familje kur baballaret nuk deshirojne qe femija i tyre te jete vajze por djale si trashegimtar apo per arsye te tjera dhe ne qofte se gruaja mbetet shtatzane dhe femijen e ka vajze eshte e detyruar nga bashkeshorti qe ate femije ta abortoje, prandaj thirrja nuk duhet te jete vetem kundrejt femrave por edhe kundrejt meshkujve qe te jene te denje ne lidhjen e tyre bashkeshortore. Te sensibilizohemi si komunitet t’u japim fund krimeve te abortit dhe te shpetojme jete.


6. Edukata seksuale tek femijet
Informacioni mbi edukatën seksuale tek fëmijet është një temë delikate, e
cila për vite me rradhë ka ngelur tabu. Informacioni nënkupton mesazhin që
duam të komunikojmë, dhe nevoja për komunikim stimulon një gamë të gjerë
informacioni.
Informacionin që mund të marrim mund t’a
Klasifikojmë në : informacion që na shërben në jetën e përditshme dhe informacion
që nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tonë.
Që në vegjëli, fëmijët janë të interesuar të dinë se si kanë lindur dhe, si pikë referimi pyesin prindërit, të cilët mundohen gjithnjë e më shumë ti shmangen përgjigjes duke i gënjyer ose duke treguar edhe indiferencë ndaj pyetjes së fëmijës.
Mungesa e bisedimit me fëmijet për seksin, provon se prindërit kanë më pak kontroll mbi atë se çfarë fëmijët do të mësojnë në të ardhmen ne lidhje me këtë çështje.
Nëse prindërit do të tregohen më të hapur në bisedat me fëmijet, këta të fundit , do të jenë më të prirur të flasin hapur me prindërit për problemet që ata kanë.
Logjika më e saktë është që prindërit të fillojnë bisedën për
seksin më herët me fëmijët, për arsye se kjo gjë u mundëson prindërve të shmangin një bisedë më të pakëndshme që mund të lindë me fëmijët ,kur ata të arrijnë një moshë më të rritur.
Kur prindërit të flasin për seksin duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të marrin informacionet e duhura për arsye se fëmijët në shoqëri mund të jenë keqkuptuar për temën e seksit, dhe kjo mund
të sjellë pasoja tek fëmijët, duke i bërë ata edhe viktima të abuzimeve seksuale.
Gjithashtu, kërkesa e shoqërise duhet të jetë edhe
ndaj institucioneve arsimore , ku fëmijët mund të informohen më qartë per edukatën seksuale nëpërmjet mësuesve ose psikologëve. Njerëzit duhet t’i qëndrojne një parimi racional dhe objektiv që të luftojnë tabutë që lidhen me të folurën rreth seksit në familje.


7. Humanizmi eshte vlere
Humanzimi eshte ceshtje mbi jeten, eshte vete jeta qe mund te te s’provoje…
Humanizmi eshte nje ceshtje social-kulturore po ta marrim ne baze te drejtperdrejte, po ta lidhim humanizmin me disa fenomene do te verejme se ka te beje me shume fusha te ndryshme te ceshtjeve dhe mbi te gjitha te problematikave sociale. 
Humanizmi eshte me se shumti e perfshire ne ceshtjet e bamiresise, ne ceshtjet kur duhet ti japim ndihmen nga vetja dhe jo vetem nje individi/familje apo biznesi qe ta ndihmojme ta ngrijme lart si moralisht apo per biznesin ti ngrijme imazhin.
Varferia ne vendin tone eshte e shtrire nga skaj ne skaj, dhe ajo cfare neve duhet te bejme eshte qe te bashkojme forcat me njeri-tjetrin dhe te solidarizojme shoqerine qe ne si komunitet te bejme te pamunduren qe humanizmin ta shprehim jo vetem duke dhuruar gjera materiale, por mjafton te dhurosh dhe nje buzeqeshje ndaj nje personi dhe ti ke bere “bamiresi”.
Ne vendet ku jane provinca kemi mesuar dhe kemi pare qe shume njerez qe bejne dicka qe ka lidhje me nje akt human paragjykohen, JO  nuk eshte e drejte te ndodhi kjo gje sepse ti po shtyn te ardhmen tende drejt nje fundi te “pakendshem”, po s’provon jo vetem veten por edhe te afermit si; familjen apo femijet, qe ti po i meson te mos ja “japin” doren askujt, po ju shkakton nje “dem” qe do t’iua beje te ardhmen e “zeze”.
Humanizmi eshte vlere, eshte ajo cfare e ben nje njeri te ndihet ndryshe, - Si te ndihet ndryshe?- Humanizmi te ben te ndihesh ndryshe per arsye se ka lidhje me gjithcka si; me veten, te afermit, shoqerine apo komunitetin ku ti ben baze, ku ti je pjese, prandaj te gjithe sebashku duhet ti japim nje mesazh nxites njeri-tjetrit qe sa te kemi jeten te bejme mire, te jemi human qe te jetojme ne qetesi ashtu sic deshirojme  




Comments