Shkrime/Heshtje



Nga Gjergj Prenga (Administrator i blogut ditari-al.blogspot.com)

Hesht per arsye se kam frike, hesht per opinion, hesht per femijet e mi, kjo eshte perballja me jeten, me heshtjen, gerryerjen e zemres, trupit, plakjen dhe vdekjen…

Femra “objekt shfrytezimi” ne duart e meshkujve, duart e gjakosura nga dhuna e ushtruar ndaj femres, duart me plage ngaqe jane lodhur duke vendosur dore mbi femren, duke e dhunuar ate, duke dhunuar shoqen tende te jetes, gruan tende, nenen e femijeve te tu…

Dhuna ne familje, nje fenomen i shume perhapur ne ditet e sotme ne mbare globin, me se shumti ne vendet provinciale, ne vendet e thella te mbuluara nga rruget e shembura, debora, dhe reshjet qe kane bere te permbytet vendi nga uji, bresheri qe ka thyer xhama dritaresh, femije qe shkollen kane lene dhe qe vajtojne per buke, ushqim, veshmbadhje dhe mbi te gjitha nga presioni psikologjik e dhuna ne familje qe e perjetojne si nje ferr qe jeten ua ka bere te lodhme, te merzitshme, qe jane gati te braktisin cdo gje, vetem qe te jetojne nje dite ne qetesi, larg presionit, dhunes, skamjes qe i ka mbuluar. Lufte me jeten, lufte me veten, po-po lufte me veten sepse mundohesh qe te rrish sa me indiferente ndaj fjaleve te shoqerise/komunitetit ku jeton.

Cdo femer duhet te perpiqet per veten, me veten, qe ti kaloje veshtiresite thjeshte si nje moment te pakendshem, te denoncoje dhunen, te flase, te mos lejoje njeri qe ti vendosi kemben ne “bark”, ne “kurriz”. Femra nuk eshte objekt. as loder dhe as prone, qe ti ta mbash te lidhur pas vetes, ta merzisesh, ta nxish ne fytyre, trup  edhe ne zemer, ti hapesh plage te pasherueshme.

 Femra eshte njeri, eshte qenie e shenjte, eshte ajo e cila e mban shtepine ne kembe, eshte ajo e cila perpiqet me shpirt qe te beje me te miren per mashkullin qe ka ne krah edhe pse ndonese ai nuk deshiron t’ia dije per te, eshte ajo e cila mban femijen 9-te muaj ne bark, qe perkujdeset qe kur ajo qenie krijohet, qe vazhdon e vazhdon te kujdeset derisa vendos “duart” ne zemer.

Pra kjo eshte femra, ajo qe perpiqet te beje me te miren per shtepine/familjen, vleresojeni rolin e femres ne familje, ngrijeni imazhin e femres, perpiquni ti jepni vetes nje shans per te qene feminist, per te mbrojtur femren, per te patur nje marredhenie reciproke me te!


Comments