Sot fondacioni “Mbrojmë Gruan”kërkon t’i bashkoheni për të ndihmuar një vajzë, e cila ka lindur dhe jeton në Tiranë. Vajza me historinë e saj që kemi publikuar dëshmon pjesën më të rendë të shoqërisë, por ajo bëhet dhe më e rëndë dhe më e dhimbshme kur dëgjon këtë histori në ditët e sotme: Sa vajza kanë nevojë sot për t’u kuruar nga një e shkuar e tmerrshme. Dhe kanë frikë të flasin, të ulërasin, të kërkojnë ndihmë e mbështetje, frikë nga paragjykimi i opinionit, nga reagimi i familjes, frikë se askush nuk do ta dëgjojë thirrjen për ndihmë…
Ona do të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme që tregon sa veshtirësi e zhgënjime ka kaluar në jetë, ndonëse shumë e re në moshë. Zanafilla e historisë së saj nis qëkur ishte foshnjë një muajshe. E braktisur nga nëna, ajo rritet nga gjyshërit me shumë sakrifica mes skamjes e duke mos mjaftuar kjo sakrifice Ona përjeton edhe dhunën edhe prostituimin, si dhe gjendjen e rëndë psikologjike, por edhe “FORCËN SOT PËR TË KËRKUAR NDIHMË, DUKE U LUTUR”…
ONA kërkon ndihmë për t’u shëruar, kërkon ndihmën e një psikologu në luftën e saj me të kaluarën, për të rifituar besimin në vetvete dhe forcën për të ecur përpara në jetë!
Comments
Post a Comment