Ne zgjodhëm pak minuta për tju njohur me historinë e gjatë dhe të trishtë të jetës së Verës, një histori që nis dhimbshëm me ditën kur ajo mbeti jetime e deri më sot kur ajo është në udhëkryq… Sot Vera ka gjetur forcën të dalë me zë dhe figurë për të kërkuar ndihmë, ndaj ne ju ftojmë të na bashkoheni për ta mbështetur, pasi pa ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë pak për Verën dhe fëmijët e saj.
Nëse në këto pak minuta ndjeve në rrëfimin e Verës dhimbjen e një nëne të përmalluar për fëmijët e saj, ndjeve forcën e gruas shqiptare dhe palëkundshmërinë që ajo ka përballë moralit dhe dinjitetit, por mbi të gjitha nëse ti pe plagët e pashëruara të dhunës së ushtruar për vite me rradhë në trupin e saj, jepi dorën Verës për ta ndihmuar. Kjo është historia e saj. Tronditëse po aq sa e dhimbshme; një grua e fortë dhe e pamposhtur nga stuhitë e jetës që sot ka nevojë për ndihmën tonë…
Sepse siç thotë edhe Hygoi, -“Një njeri ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur do t’i japë dorën për tu ngritur.”
Nëse ke dëshirë ta ndihmosh Verën me një shërbim, ushqime, veshje apo mirësi, jeni të lutur të na kontaktoni. Për çdo pyetje apo infomacion të mëtejshëm për rastin e Verës ju lutem na kontaktoni në çdo kohë, ne do të jemi në dispozicion në cdo moment.
Comments
Post a Comment