Nga Flavia Hasko (Studente, Shkrimtare)
Me dridhet dora, me dridhet zemra,syte, te shoh e te shkruaj per skamjen,mjerimin teksa dergjet, teksa mbulon, teksa shfarros, gjithe cka merr perpara, lumturi dhe motiv, enderra dhe gezim. Mjerimi eshte skuta e erret ku fle dhimbja, ku meshirohet lutja, ku dhimbja hidhet nga trampolina e jetes ne mallkim, levizje qe krijon melodi si kashturinat qe kumbojne kur shtypen, percahen, shperbehen, shtypen. Prandaj, mjerimi s’do meshire, meshira e shtyp, ja vetedijeson me shume dhimbjen dhe fatkeqesine, mjerimi s’do meshire, mjerimi do drejtesi! Kush j’a jep drejtesine mjerimit? Kush do ja ngrohi kete te ftohte qe i ka rregjur duart, qe j’a ka skalitur zemren qe si shperblim final ka te mos vdes me? Lotet qe po shperthejne syve , mbrembjeve kur ushqim kane doren e nenes qe i’u ledhaton floket, mike kane erresiren e te ftohtin e kane veshje? Ajo kasolle, ato kalbesira, shpejt do t’i mbulojne, nga pesha e madhe e viteve e prej shtrengatave te qiellit qe se mban dot me kete bashkejetese te paskajshme te dy ekzistencave vrastare, te dy ironive qe ka krijuar padrejtesia. Kruspull mblidhen ne te ftohte, ne nje cep, ku qendron banesa e pasanikeve ne kurrizin e lakmise e vetekenaqesise se tyre te lig. Mjerimi lyp meshiren e fatit qe shpirtin te mbajne gjalle, mjerimi merr lumturine e femijerise e nen petkun e dhimbjes e ben njeriun me te forte, qeparisin e vuajtur e te ngrate e ujit me gure zalli, ajri i behet i forte, lufta me ekzistencen behet barra me e madhe e jetes. E nen mbremjet e padrejta, mbledhur kembekryq i ati nis e i tregon te birit nen hijen e varferise historine e pasanikut. Valle, cfare e kishte munduar te gjorin? Ai qiri qe ngadale po humbiste motivin e jetes apo ai i ftohte qe ngadale rregji duart e esences se gjalle te jetes, qe e mbyti, ngadale po i tregonte sesi dera i’u mbyll ne sy, sesi pasaniku pushtetin i’a perplasi ne qepalla, sesi tregoi vlerat poshteruese te tij, sesi pasaniku, ishte mallkimi me i madh i asaj toke e mendonte se arriti malet ne lartesi. Ah, mjerimi seshte i gjore, mjerimi eshte njerezor, e “te lartesuarit” jane vuajtja e cdo grimce dheu qe mban kjo toke, qe humben njerezoren e flejne me padrejtesine. Kjo meshire shpirtin mjerimit nuk j’a mbush. Kjo dinakeri veshur me petkun e shenjtorit per hilet e pasanikut nuk e mbush. Mjerimi do drejtesi ne kete fat ironik, mjerimi do te drejta qe i shtypi harresa, qe i deboi kujtesa, qe i injoroi pushteti, mjerimi do drejtesi, do unitet per t’a mposhtur, mjerimi do duar te pastra, mjerimi nuk do meshire por drejtesi!
Comments
Post a Comment