Ahh për besë moj mike,
Edhe ti more mik,
Ne edhe sa kohë në gjumë letargjik?
Edhe sa kohë do të na e pasojnë shpirtin?
Po si do ti lëmë?
Cfare do t’u lëmë brezave ne?
Kokën mbështetur në hije gri,
Të pallatit të perandorit tonë,
Zvarrë duke marrë shkallët e mjerimit,
Bashkë me to tërhiqemi ne,

Hah!
Si do ti lëmë ato dyer spitalesh,
Tek bucet egërsia e epërme,
Pamëshira që del nga shtrati e ngërthen zërat e lutur për ndihmë,
Ahh, demokraci,
E gllabërove shpirtin e e përtype Shqipërinë,
Për t’a tretur drejtësinë e mirëqenien,
E për t’a kthyer jashtë ziftin e zi që mbulon rrugët e kësaj toke,
Zift që i shtrohet rrugëve,
Gjaku i shqiptarit,
E heshte ti,
Heshta dhe unë moj mike,
Kur ata kacafyten sallava parlamentare
Për gjakun e shqiptarit,
E pasojnë gjakun e shqiptarit në fjalë e lavde,
Që si dëgjon as dreqi!

Të flas ty moj mike,
Të flas dhe ty more mik,
Në të pëlqen të flesh në errësirë,
E të bësh sehir përbindëshat,
Teksa me zorrët e deleve u qëndisin aureola popullit të bërë kope,
E mahniten nga ato plot ngjyra e madhështore,
Duke i parë nga harresa e nëndheshme
E një perandori që i ka vënë me ledhatim sfurkun në grykë,
Për t’a nënshtruar,
Unë dhe ti,
Mik e ti moj mike,
Edhe sa kohë do të mbajmë percen e errët të indiferencës
para syve tanë,
Ah, demokraci
E shalove këtë popull sa nuk i le fuqi të ngrihet në këmbë,
E si bishë e furishme prap kërkon të gllabërosh,
Në mos më paç bijën tënde,
Mos mu bëj njerkë!

Ahh fat i nënshtruar,
Në mos qofshi ju o rini,
Drita e këtij kombi që ka hapur krahët e lodhur,
Të shfrytëzuar,
Me gishta qe kanë shënuar në fleta të errëta,
Me sytë e errësuar nga e paudha e drejtimit,
Me zemrën plot shpresë,
Kë pret të shohësh në këtë vend?
As bijë e as nënë,
As burra e as kuvend,
Që spatën kurajon të bëjnë sot asgjë,
Nesër do i jetë mbledhur laku në grykë
Do jenë rojtarët e një mberetërie që mbahet nga kartona,
Nga dërrasa të kalbura,
Ashtu siç është sot,
Nesër sduhet të jetë më keq!

Shih mike,
Shih edhe ti more mik,
Se në të duket e udhës te jetosh larg këtij vendi,
Mos prit të të japi frytet vendi që sot ti do të përqafosh,
Dashurinë e nënës,
Kushtet e shpirtit e jetës s’ti plotëson njerka,
Por lufto mik,
Edhe ti moj mike,
Mos mbani peng një të ardhme që mua,
Ty dhe një rinie,
Do t’i kushtoj vetëveten,
E hallakatur në mes të një bote të panjohur,
Do t’i kushtoj një borxh pasaardhësve,
E paraardhësve,
Që flet ajo pllakë mermeri,
Flet nga shtrëngatat e qiellit për ty bir e bijë e kësaj toke,
Qe ç’u be këtij kombi për 20 vite sot?
E përmbytët gjakun e lirisë së trojeve dhe e kthyet në arenë cirku,
E shtypët nderin e burrave të këtij kombi,
Të vetmit burra që i dhanë emrin sot këtij vendi,
Ti more bir, e ti moj bijë,
Çoje amantetin në vendin e vetë,
Mos e lini epokën e maskarenjve,
Të marre peng një komb
që sot është,
për hirin e atyre burrave që e lartësuan,
E nesër do të jetë për hirin tonë…

Comments
Post a Comment