Jeta e saj ndryshoi, sepse ajo pati guxim të tregonte me zë të lartë historinë e saj. Ona foli para të gjithëve për fenomenin më të rëndë të shoqërisë sot, trafikimin e qenieve njerëzore. Por sot jeta e saj ka ndryshuar. Ajo po e lufton ankthin e mbështetur nga një psikologe të cilën e falenderojmë sot në anonimitet, sepse nuk dëshironte të publikohej. Gjithashtu kjo vajzë plot energji të mira, ndjek prej pak ditësh një kurs estetike, për të cilën duam të falenderojme qendrën “Style and Class” për dashurinë dhe pozitivitetin që i dha Onës, së bashku me kursin profesional që ajo po ndjek. Faleminderit të gjithëve ju që reaguat dhe e mbështetët kauzën tonë për ti thënë jo këtij fenomeni që nuk njeh hapësirë kohore dhe as dashuri njerëzore!
Shpresojmë që ajo të gjejë forcën për të qëndruar në jetën e re që ju ofrua, dhe të kapi dorën që ju ofrua për ndihmë!
Comments
Post a Comment