Sociale/"Fundjave Ndryshe" ndermerr nismen per te t'iu ardhur ne ndihme familjeve te prekura nga termeti



 Një tragjedi e vërtetë ndodhi pak dite me pare në Shqipëri, ku rreth orës 4 të mëngjesit te dates 26/11/2019 një tërmet me magnitudë 6.4 ballë shkundi vendin.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg nga Durrësi dhe 31 kilometra larg nga Tirana.

Fatkeqësisht, deri në këto momente kanë ndërruar jetë 49 persona.

Situata paraqitet kritike në Thumanë dhe Durres
Pallate të shumtë janë shndërruar në të pabanueshëm, pasi tërmeti ka lënë pasoja vërtet të rënda.
Në Thumanë dhe Durres, qytetarët të frikësuar nga kjo ngjarje tragjike kanë braktisur shtëpitë dhe pallatet e shembura për t’u strehuar në çadra.
Stafi dhe vullnetarët e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” kanë dalë në terren me qëllimin parësor për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti
Përpos kësaj iniciative solidarizuese, “Fundjavë Ndryshe” pati ngritur tenda tek Sheshi Nënë Tereza ku sherbente si një pikë grumbullimi për ndihmat emergjente.
Ndërkohë në “Qendrën e Solidaritetit Fundjavë Ndryshe” vazhdon grumbullimi i ndihmave. Edhe këtë herë, si çdo herë tjetër, shqiptarët nuk e lanë njëri-tjetrin në baltë.

Kujtojmë se Drejtuesi i Fondacionit FN Arbër Hajdari, më herët, u ka bërë apel të gjithëve të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi shqiptarët e prekur nga tërmeti fatal.


Comments