Sociale/“Tirana e Nonës”, rrëfimet e Blendi Fevziut në librin e tij të ri

I ftuar ne promovimin e librit “Tirana e Nonës” e Gazetarit te njohur Blendi Fevziu ishte dhe Blogger DITARIku mori pjese Administratori i "DITARI" Gjergj Prenga

 “Tirana e Nonës”, ky libër nuk është një roman, as një libër për kujtimet e fëmijërisë, por më konkretisht është shkruar për tre njerëz të rëndësishëm që shënjuan fëmijërinë e gazetarit Blendi Fevziu. Bëhet fjalë për tre gra, të cilat kanë ndikuar në formimin e tij kur ishtë fëmijë.
Ato ishin shtërgjyshja e tij Nigjari ose Nona siҫ ai e quan në libër. E dyta ishte motra e strëgjyshes, Ganimeti ose teta Meti siҫ i thërriste ai. E treta ishte Sybija ose shkurt Bibia, e cila do të ishte si një nënë më shumë për mamanë e Fevziut
Gazetari thotë se midis gjyshërve apo stërgjyshëve, krijohet një lidhje e veçantë me nipërit dhe mbesat. E në këtë rast, nipi ishte Blendi Fevziu, që rrëfimet e tre grave i ka ngulitur mirë në mendje.
Stërgjyshja e Blendi Fevziut ishte një vajzë që kishte lindur një një familje të pasur të Tiranës, por jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë. Prindërit iu divorcuan kur ajo ishte 5 vjeçe, ndërsa e ëma u largua drejt Turqisë.
Ajo u martua në moshë fare të re me një burrë të madh në moshë, dhe kur ishte rreth 25 vjeçe mbeti e ve me dy fëmijë. Gjatë mbretërisë së Zogut, familja e stërgjyshes së Fevziut përfitonte të ardhura nga pronat që kishin, ndërsa në periudhën e komunizmit, shteti ua mori këto prona.
Gazetari tregon se në vitin 2018 arriti të përkthente letrën që stërgjyshja e tij kishte marrë nga mamaja e saj, të cilën ia kishte dërguar nga Turqia. Për shkak se letra ishte shkruar në osmanisht, përkthimi ishte i vështirë.

“Tirana e Nonës” është libri i 14 i autorit Blendi Fevziu/https://ditari-al.blogspot.com

Comments