Sociale-Fondacioni "Mbrojme Gruan"/Festa e Vitit të Ri për familjet e prekura nga tërmeti!


Goditjet e fuqishme të tërmetit të 26 Nëntorit, prekën 3 qytete të mëdha të Shqipërisë, Durrësin, Tiranën e Lezhën, ku 51 persona humbën jetën, e mijëra të tjerë humbën banesat e tyre. Shumë prej familjeve të prekura nuk kanë marrë akoma ndihma nga shteti apo organizimet pasi në këtë pikë të situatës ndihmat e ardhura po llogariten për rindërtimin e banësave të dëmtuara. 
Por në prag të festave të fundvitit kemi vendosur të asistojmë disa familje, në zonat e prekura. Konkretisht 51 familjë në Maminas dhe 30 familje në Kombinat. Kontributet tuaja mund të jenë në ushqime për natën e Vitit të Ri, në batanije, ngrohëse elektrike apo dhurata për fëmijë. Në rast se ju dëshironi të kontribuoni në një shumë monetare, ne do tju dërgojmë faturën me produktet e blera. 
Çdo kontribut i juaji do të jetë transparent, përmes formularëve që do të plotësojnë familjet që do të ndihmohen. Formularët do të jenë publikë për të gjithë donatorët.
Le të bëhemi bashkë për tu dhuruar festë edhe familjeve që tërmeti i 26 Nëntorit i mori gëzimin e përditshmërisë, për tu lënë pas një traumë që për tu kaluar kërkon shumë dashuri!

Autorizuar nga: https://mbrojmegruan.com/

Comments