Kur kryefjala është solidarizimi, Shqiptarët në masë kanë dhënë provat se asnjëherë nuk e lënë njëri-tjetrin në baltë. Një sensibilizim që ka ndodhur në masë, kjo edhe falë “Fundjavë Ndryshe”, ka dëshmuar se vëllezërit e motrat tona, anembanë globit, kanë ndjerë me zemër për të dhënë kontributin e tyre pas tërmetit shkatërrimtar.
Përmes “GoFundMe”, shumë Fondacione por edhe iniciativa personale, kanë hapur profil në këtë platformë, për t’ju ardhur në ndihmë Shqiptarëve të prekur nga tërmeti.
I pari që ka mbledhur më shumë fonde, është Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” me rreth 1 milionë e 800 mijë dollarë. I pasuar nga “Fondacioni Firdeus” i Elvis Naçit me rreth 1 milionë e 500 mijë dollarë, dhe shumë iniciativa të tjera.
Emina Cunmulaj, e cila është edhe Zëvendëspresidente e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Ajo dhuroi 10 mijë dollarë me të ardhurat e saj personale. Po ashtu, Emina ka hapur një GoFundMe, me të cilën do të mbledhë donacione.
Arbër Hajdari, së bashku me reperin Mozzik, kanë bërë një punë të palodhur për shqiptarët e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Reperi i është bashkuar kauzës së “Fundjavë Ndryshe”, për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.
Ka qene dhe Kengetari Gena i cili ka dhuruar plot 15 milion lekë keshtu duke u bere pjese e nismes se “Fundjavë Ndryshe” dhe shuma është bërë e ditur nga faqja e Fondacionit në Instagram.
Ndihma e ardhur ka qenë edhe përtej Shqiptarëve, ku njerëz të ndryshëm kanë dhënë kontributet e tyre. Veç tyre, edhe kompania më e madhe botërore, "Amazon" ka kontaktuar me “Fundjavë Ndryshe”. ku ka shprehur gatishmërinë për të dhuruar 1000 çadra, 3000 dyshek dhe 5000 batanije.
Falë fushatës së madhe sensibilizuese nga Fondacioni, po ashtu nga Kosova dhe Maqedonia ka ardhur një ndihmë shumë e madhe. 37 kamionë me mbi 740 ton ndihma kanë kaluar kufirin dhe kanë ndaluar pranë Qendrës së Solidaritetit, prej ku është bërë shpërndarja te njerëzit e prekur.
Comments
Post a Comment