“Qendra e Solidaritetit Fundjavë Ndryshe” vijon misionin e saj, për t’ju gjendur pranë familjeve të rrënuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Vullnetarët, bashkërisht nuk kanë reshtur së kontribuari, ndonëse këto orë janë ende traumatike.
Bilanci tragjik rritet nga ora në orë. Aktualisht numërohen 51 viktima dhe 913 të plagosur. 34 prej të lënduarve ndodhen në Spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar.
Për të gjithë qytetarët të cilët ende nuk kanë gjetur një strehë, “Fundjavë Ndryshe” është një derë e hapur. Këtë njoftim e përcjell themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, e ndërsa familjarët do të gjejnë një pjesë të ngrohtësisë së munguar gjatë këtyre ditëve, ku ankthi i ka kapluar.
Aty ata do të gjejnë një vend për tu strehuar, ushqim e ngrohje. “Kushdo që ka nevojë për tu strehuar, sigurojmë ushqim, ngrohje, fjetje! Na telefononi në këtë numër +35569 983 3046 Adresa: Rruga e Arbrit, Stacioni Fundit i Tufinës! @fundjavendryshe @ Fundjavë Ndryshe”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook të “Fundjavë Ndryshe”.
Këto ditë kanë qenë të shoqëruara me lot e dhimbje, e ndërsa shqiptarët anembanë botës janë solidarizuar me vëllezërit e motrat, duke iu dhënë ndihma, por edhe shumë dashuri.
Ky ndërgjegjësim në masë është vënë re ngado. E ndërsa vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe” nuk do reshtin së kontribuari, shpërndarë ushqimet e çdo gjë të nevojshme, kudo ku familjet shtrijnë dorën për ndihmë. Me një solidarizim në masë, një katastrofë e tillë bëhet më e lehtë.
Comments
Post a Comment